E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrethet, dy arrestime për vjedhje

I vodhi makinën shtetasit turk, kapet autori

DURRËS - Një i ri u ndalua nga policia pasi kishte vjedhur makinën e një shtetasi turk. Policia njoftoi arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit, Artur Tanushi, banues në kënetë të Durrësit. Ai kishte vjedhur një makinë tip Benz që i përkiste një shtetasi të huaj. Kur u kap u vërtetua edhe vjedhja e denoncuar të cilën e kishte realizuar në lagje nr 17 Durrës. autovetura Benz 200 me targe DR18 30 E ishte në pronësi të shtetasit turk i quajtur Adnan Njazi Savilan. U bë sekuestrimi i automjetit në cilësinë e provës materiale.


Vodhi para 3 vjetësh, kapet tepelenasi

TEPELENË - Një person i shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes është arrestuar ditën e djeshme. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se 38-vjeçari, Ismail Ruci nga Tepelena është ndaluar, pasi është dokumentuar me prova se është autor i një vjedhjeje të ndodhur 3 vjet më parë në zonën e minoritetit grek. "Ky shtetas më datën 12.01.2006, ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit E.K, në fshatin Bularat të komunës Dropulli i Sipërm të rrethit Gjirokastër", thuhet në njoftim.

Mësohet se arrestimi i 38- vjeçarit është kryer nga ana e komisariatit të policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për këtë shtetas i cili mbante emër të rremë dhe kishte mundur t'u shpëtonte forcave të policisë gjatë kësaj periudhe. Ai ishte i dënuar me 6 muaj burg.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›