MekLaren e Uilliams, kundër Ferrarit
Ferrari ka kërkuar që duke fi lluar prej Botërorit 2010, të gjitha skuad-rat pjesëmarrëse në Formula 1 të hedhin në pistë edhe makinën e tretë. Por, MekLaren dhe Uilliams e kanë hedhur poshtë propozimin e drejtuesve të "kokëkuqes". "Kjo ide nuk u mor në konsideratë", deklaroi Norbert Haug, drejtuesi më i lartë i Mercedesit për "Sport Bild". "Ndoshta Ferrarit i intereson një ndryshim i tillë, pasi ka shumë pilotë nën kontratë". Në fakt, gjatë vitit të ardhshëm në Maranelo do të punojnë Masa dhe Raikonen, të cilëve u shtohet edhe Fizikela, që do të jetë piloti i tretë i skuadrës. Por, nuk përjashtohet edhe afrimi i spanjollit të Reno-së, Fernando Alonso.