E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mesi i ri" është një gjeorgjian

Lionel Mesi, Ibrahimoviç e Henri është treshja e ëndrrave në sul-min e Barcelonës. Ndoshta në të ardhmen, në repartin ofensiv të katalanëve, një rol protagonisti mund të ketë gjeorgjiani Xhorxhi Çanturia: edhe pse është vetëm 16 vjeç, ai është shndërruar në idhull për tifozët në "Kamp Nou". Vëzhguesit "blaugrana" e kanë vëzhguar për tri vite radhazi dhe tashmë e përfshinë në Akademinë e të rinjve. Sulmuesi e ka fi lluar karrierën te Vake e Tbilisit, ku fi toi edhe çmimin si talenti më i mirë i Gjeorgjisë, ndërsa në arenën ndërkombëtare u konfi rmua në turneun "Dana Cup 2006". Çanturia u bë pjesë e Akademisë së Barçës, pas një muaj prove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›