E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelar: Milan, dua më shumë hapësira

Erdhi me bujë te Milani, por tashmë Huntelar duket i pakënaqur nga mungesa e hapësirave në formacionin e trajnerit Leonardo. "Askush nuk ka garanci për të luajtur, por është e qartë që pres të kem më shumë hapësira", deklaroi sulmuesi për "OnsOranje.nl". Objektivi i tij është të luajë si titullar që prej sfi dës së ardhshme të kuqezinjve kundër Livornos: "Është një ndeshje që duhet ta fi tojmë me çdo kusht. Pas humbjes në derbi, ndodhemi vetëm 1 pikë pas Interit. Nuk mund t‘ia lejojmë vetes që të shkë-putemi më shumë nga zikaltërit, nuk duhet të humbasim terren. Mendoj se mund të luftojmë për titullin nëse i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na paraqiten". Edhe pse te Milani vuan mungesën e hapësirave, "bomberi" vazhdon paraqitjet e mira me Kombëtaren holandeze, ku u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi në miqësoren e fi tuar 3:0 me Japoninë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›