E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 5 vjecarit nga gjarpri, lirohet nga qelia mjeku anestezist

Mjeku anestezist reanimator do të ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”. Së bashku me 3 infermiere te spitalit te qytetit akuzohen si përgjegjës për vdekjen e 5 vjecarit. 

KORCE- Gjykata e rrethit të Korçës vendosi sot në mesditë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për mjekun reanimator të spitalit rajonal, i ndaluar dy ditë më parë për mjekim të pakujdesshëm ndaj një fëmijë 5 vjeçar, i cili gjeti vdekjen nga pickimi i gjarprit.

Pas më shumë se një ore seancë gjyqësore me dyer të mbylluara, gjykatësja e gatshme, Ariola Kristo, vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Julian Maton. Mjeku anestezist reanimator do të ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.

Sipas avokatit mbrojtës, Nevzat Tarelli, trupi gjykues ka vlerësuar si rrethanë lehtësuese faktin se në spital nuk janë ndodhur serume antivipera në momentin kur mbërriti për ndihmë fëmija 5 vjeçar, i kafshuar nga gjarpri.
Avokati u shpreh se "ky fakt dhe vetë akuza e ngritur ndaj mjekut nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore për mbajtjen e tij në paraburgim, prandaj gjykata vendosi një masë të lehtë ndaj tij".

Më 18 korrik 2009, 5 vjecari së bashku me vëllain e disa kushëriri ishin nisur pr tu larë drejt rezervuarit të fshatit Leminot të rrethit Korçë. Rrugës ato kishin kaluar në një arë me misër, ku dhe vogëlushi është pickuar nga gjarpri.

Fëmija u dërgua menjëherë në spital por nuk u trajtua me serum antivipera, që mund t'i shpëtonte jetën. 5 vjecari vdiq pas disa orësh. Policia e Korces arrestoi 1 mjek dhe 3 infermiere nen akuzen e " mjekimit te pakujdesshëm”.
Prtitet te jepet masa e arrestit edhe per Juljan Mato, 36 vjec infermier ndihmes anestezist, dhe infermieri Olgert Hoxhallari, 24 vjec si dhe Kostika Karamitros, po infermier.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›