E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me emërimet, sherr Alibeaj-Dibra

Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj riemëron në krye të burgut të Rrogozhinës Ylli Zdravën, i cili dy muaj më parë u pezullua nga kjo detyrë, pasi u shiste leje të dënuarve. Drejtori i Burgjeve: Ministri s’më pyet. 

TIRANE-Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj emëron në krye të burgut të Rrogozhinës, Ylli Zdravën, njeriun që dy muaj më parë u pezullua pikërisht nga e njëjta detyrë, pasi firmoste leje shpërblyese për të dënuarit kundrejt shumave të majme të parave. Lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, në të njëjtën kohë kur zv/ministri Ermal Dobi ka udhëtuar dje drejt Rrogozhinës, duke i prezantuar stafit drejtorin Zdrava. Një emërim i tillë nuk është pritur mirë nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Në bazë të ligjit, kandidatët për drejtorë burgjesh propozohen nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve dhe emërohen nga ministri i Drejtësisë, gjë që në nuk rast nuk ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, Alibeaj ka liruar nga detyra Ismail Calën, i cili e drejtoj burgun pas largimit të Zdravës. Skandali thellohet dhe më tej, kur emërimi i Zdravës në krye të institucionit prej të cilit u largua me një imazh të dëmtuar, është bërë pa marrë më parë pëlqimin e kreut të dikasterit qendror të Burgjeve, Gazmend Dibra.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›