E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Gratë të mbështeten në të gjitha nivelet e shoqërisë

TIRANË- Gratë dhe roli i tyre duhet të mbështeten në të gjitha nivelet e shoqërisë që t’a bëjnë botën një vend më të mirë, u tha sot Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

I pranishëm në një takim me të rinjtë e këtij Fakulteti ku u diskutua për të drejtat e grave, Arvizu theksoi se është me rëndësi të pranojmë që në nivel global, gratë kanë siguruar arritje domethënëse.

Duke iu referuar historisë dhe shëmbujve të popullit amerikan, Arvizu u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prioritet fuqizimin e gruas. “Pjesëmarrja e grave në proceset demokratike është në interes të lirisë, drejtësisë. Gratë në SHBA kanë bërë përparime në të gjitha fushat, madje dhe në diplomaci”, tha ambasadori Arvizu.

Ai vlerësoi se Shqipëria ka shumë shembuj të grave të shquara që po ndihmojnë për të realizuar ndryshimin, duke dhënë kontribut progresin vendit dhe të drejtat e tyre, duhen çuar ende përpara në të gjitha fushat e shoqërisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›