E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari plagoset pas një sherri për ndeshjen

Emocionet për humbjen e skuadrës italianë të Interit në ndeshjen e Shalke 04, kanë pasur pasoja të rëndë për një emigrant shqiptar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Maranello afër Modenës, kur tre shqiptarë të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë rrahur dhe goditur me thikë një bashkëkombësin e tyre pas humbjes së skuadrës.

Sherri ka ndodhur teksa 4 shqiptarët kanë qenë duke pirë dhe duke parë ndeshjen në bar. Afër fundit të ndeshjes, njëri prej tyre ka fyer rëndë lojtarët e Interit për humbjen aspak dinjitoze me 5 gola në rrjetë. Përveç emocioneve të ndeshjes një nga arsyet e sulmit ka qënë alkoli i tepërt që kishin konsumuar. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka arrestuar tre shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›