E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bosi i torturës kushton 100 mijë sterlina”

Ky është titulli i madh i një shkrimi të publikuar sot në gazetën britanike “The Daily Star Sunday”, në një shkrim të gjatë referuar Ilir Kumbaros, i zhdukur pak ditë më parë pasi pritej të merrej masa ndaj tij.

Sipas gazetës, Kumbaro u ka kushtuar shtetit britanik 100 mijë sterlina. Më tej thuhet se në Britaninë e Madhe, vijojnë kërkimet intensive për të gjetur Kumbaron, ish-pjesëtarin e Shërbimit Informativ Kombëtar në vitin 1995. “Ish-bosi i shërbimit sekret tashmë është objekt i një operacioni mbarëkombëtar për gjetjen e tij pasi Scotland Yard lëshoi një apel publik për gjetjen e tij”, shkruan gazeta.

Sipas një burimi të Agjencisë Britanike të Kufirit, cituar nga gazeta  “Kumbaro është një njeri inteligjent i cili në mënyrë të qartë  ka luajtur me sistemin duke dhënë të dhëna bindëse punonjësve të emigracionit e duke pretenduar se ishte viktimë e torturave në Kosovë dhe të merrte ndihma nga shteti britanik. Scotland Yard, ka lëshuar thirrje në të gjithë vendin për të dhënë informacione mbi ikjen e Kumbaros.

58-vjeçari kërkohet në Shqipëri për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Ai përfitoi statusin e azilantit me emrin e Shatro Shatrrit, emër të cilin e mban zyrtarisht një shqiptar nga Kosova. Kumbaro kishte pretenduar se ishte në gjendje të thellë depresive, pasi siç deklaronte ai, në Kosovë i kishin vrarë familjarët. /Start/

                                                                                             2011-12-11 14:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›