E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafa e Rames reagon AAK

Edi Rama do ta gjente mbyllur derën e selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëse zyrtarët e lartë të kësaj partie, do të ishin në dijeni të faktit se kryesocialisti nuk ia kishte fare haberin se ku është dhe çfarë bën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Burim Ramadani, ka reaguar pas gafës së rëndë të Edi Ramës.

Sipas tij, asnjë zyrtar i AAK-së nuk do ta priste kreun e PS-së, Edi Rama në takim, nëse do të dinte më parë se lideri socialist nuk do të kishte idenë më të vogël se Haradinaj nuk ndodhet prej muajsh në Prishtinë, por në Gjykatën Nderkombëtare të Hagës.

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prej muajsh nuk ndodhet në Prishtinë, por në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›