E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi Civil apel politikës: Bashkëpunoni në interes të vendit

TIRANË- Kuvendi Civil në emër edhe të rinisë shqiptare i kërkon klasës politike të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve dhe të bashkëpunojnë në interes të vendit.

“Kuvendi Civil dhe rinia shqiptare i bën thirrje politikës shqiptare, së pari: Zbatoni porositë e Europës, që ajo të na japë të ashtuquajturin shancin e fundit për tu bërë pjesë e saj. së dyti: Stop mashtrimit publik. Së treti: Baashkëpunoni dhe tregohuni të pjekur sepse shqiütarët nuk e meritojnë këtë papjekuri tuajën”,- thekson përfaqësuesi i Kuvendit Civil.

Kuvendi Civil i  bën thirrje poliikës që  të marrë përgjegjësitë që i takojnë, pasi në rast të kundërt sipas tyre do ndëshkohen nga historia.

“Ky është një shanc i fundit për ju, ose në të kundërt historia do tju dënojë”,- përfundonapelin e saj Kuvendi Civil.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›