E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tentoi të grabiste vilën, plumb në kokë shqiptarit

Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në provincën Maceratas në Itali pasi tentoi të grabiste një banesë.
 

Policia italiane bën me dije se shtetasi Marsel Myfatari, 27 vjec është qëlluar me një plumb pistolete nga pronari i vilës, teksa po tentonte të grabiste. Mësohet gjithashtu se shqiptari tentoi të hynte në vilë për të grabitur së bashku me disa bashkëpunëtorë.
 

Pronari i vilës qëlloi në drejtimin nga vinin zhurmat dhe më pas vërejti se kishte qëlluar një person në kokë. I zoti i shtëpisë lajmëroi policinë për ngjarjen, ndërsa mësohet se 27-vjecari vdiq pak orë më pas në spital.
 

Policia po heton cështjen ndërsa është vënë në ndjekje të 2 shqiptarëve të tjerë që dyshohet se kanë qenë me 27 vjecarin që u vra.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›