Itali, tentoi të vidhte banesën e shqiptarëve, në pranga italiani

Duket se skenari rutinë ku një shqiptar vjedh një shtetas të huaj nuk ka zënë vend për këtë rast. Një shtetas italian 44 vjeç u arrestua teksa po grabiste një shtëpi, në të cilën banonin dy shqiptarë.
Të zotët e shtëpisë , të afërm ndërmjet tyre u zgjuan papritur nga disa zhurma të dyshimta dhe njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar hajdutin duke shkatërruar derën kryesore dhe duke ecur në drejtim të dhomës së tyre të gjumit.
Mësohet se fillimisht ndalimi I hajdutit është bërë nga djemtë, më pas efektivët e policisë e kanë bërë të mundur vënënien në pranga të këtij shtetasi. Arrestimi i tij u bë pasi u kishte marrë shqiptarëve një lap top dhe 260 euro nga portofoli i njërit prej kushërinjve.
Hajduti, sipas Prokurorisë ishte i dehur dhe se prej disa kohësh siguronte jetën në këtë mënyrë.
Mësohet se italiani kishte pas krahëve një sërë precedentësh për drogë, grabitje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.