E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurdët të gatshëm të çarmatosen?

Udhëheqësit e separatistëve kurdë në Turqi kanë deklaruar se kryengritësit kurdë do të çarmatosen, nëse Ankaraja përmbush disa kushte.

Udhëheqësi i Partisë Punëtore të Kurdistanit, Murat Karayilan, deklaroi për mediet britanike se do të dorëzonin armët, nëse Turqia bie dakord për armëpushim, nëse do të ndërpriste sulmet ndaj civilëve kurdë dhe nëse do t’i jepte fund arrestimeve të politikanëve kurdë në lindje të Turqisë.

Marrëveshja sipas kreut aktual të PPK-së duhet të mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara.

Murat Karayilan theksoi se nëse kërkesat e tyre injorohen nga Turqia, ata mund të jenë të detyruar të shpallnin pavarësinë.

PPK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Rreth 45 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e konfliktit kurdo-turk, në 26 vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›