E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vetevritet 16-vjecarja shqiptare

Milano - Nje gjashtembedhjetevjecare, pas nje dite qe kaloi me nje shokun e saj, ne nje lagje te Milanos, per shkak te perdorimit te substancave te ndaluara, per pak sa nuk rrezikoi jeten. Sipas policise, vajza ka tentuar te vjedhe ne nje supermarket dhe me pas, duke qene se nuk e ka duruar faktin e grabitjes eshte munduar t'i jape fund jetes. Tani vajza, shqiptare me inicialet G. M, 16 vjece, eshte nen kujdes intensiv, ne nje qender spitalore ne Niguarda, ne gjendjen te rende. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, rreth ores 19:30, ne perendim te qytetit Lampugnano, Milano, kur adoleshentja pasi nuk ka shkuar ne shtepi, ka bere qe prinderit te shqetesohen per te. Prinderit e saj jane nje grua shqiptare, 38 vjece, dhe burri nje italian 57-vjecar. Sipas policise qe ka bere hetimet, ata jetojne ne nje situate sociale absolutisht te qete. Prinderit kishin degjuar te qarat ne dhome dhe kur kane pare qe dera ishte e mbyllur kane njoftuar policine. Ne kete moment polica vuri re se ishte hapur edhe dritarja e dhomes. Pak momente me vone vajza ishte ne gjendje shoku, e shtrire ne dysheme, per shkak te substancave narkotike.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›