E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vrasin shqiptarin, arrestohen autorët

Policia italiane arreston autorët e vrasjes së shqiptarit Jeton Osmani në prill të 2008. 28 vjecari u gjet i lidhur me litar dhe blloqe hekuri në lumin Volturno. 

KAZERTA- Një italian dhe një vajzë ukrainase janë arrestuar nga policia italiane e Kazetas pasi akuzohen se janë autorët e vrasjes së shqiptarit Jeton Osmani. Kufoma e 28 vjecarit u gjet më 13 prill 2008 në territorin e Kastelvolturnos, i lidhur me litar dhe blloqe hekuri në lumin Volturno. Pasi kishin zbuluar identitetin e viktimës, hetuesit kishin arritur të ndërtonin edhe dinamikën e krimit. Hetimet ishin drejtuar nga prokuroria e republikës e gjykatës Santa Maria Capua Vetere, të cilët kishin arritur në konkluzionin se vrasja kishte ndodhur për motive pasionale. Sipas karabinierëve, autorët e krimit italiani me inicialet C. G 42 vjec dhe ukrainasja me inicialet M. S 39 vjec ishin të dashur dhe kishin eliminuar shqiptarin, ish tutorin e saj për të mos penguar marrëdhënien e tyre sentimentale.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›