Qershori, pak turistë kosovarë në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Ndryshe nga vitet e shkuara, fundi i qershorit te këtij viti ka shënuar një fluks mjaft modest të lëvizës se kosovarëve që hyjnë në Shqipëri për pushime, kryesisht në brigjet e detit në Durrës, Vlorë, Velipojë, Sarandë. Atje ku ka një plazh dhe mundësi akomodimi. Duke iu referuar Drejtorisë së Policisë se Kufirit në Kukës del se gjatë 24 orëve të fundit, saktësisht me fillimin e dyjavorit të dytë të qershorit, në Doganën e Morinit në Kukës kanë hyrë rreth 450 persona, kryesisht kosovarë, ku mbi 90 % e të cilëve kanë pasur qëllime turistike udhëtimi. Duke pasur parasysh edhe dy javët e para të muajit qershor, rezulton se ky muaj do të jetë më i varfri në këtë aspekt, në hyrjet e turistëve në Shqipëri, më i varfri në krejt dekadën e fundit. Madje edhe në krahasim me muajt e dimrit kjo shifër tregon një rënie të menjëhershme të lëvizjes drejt Shqipërisë. Rënien e kërkesës e kon firmojnë edhe agjencitë kosovare të udhëtimeve turistike, sipas të cilave qershori i sivjetshëm ka rënie të lëvizjes, por kjo s ka të bëjë me pritjen e përurimit të autostradës.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009