E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash në paraburgim, në kërkim poseduesi

Sipas policisë, "lënda u gjet e mbështjellë me letër farmacie mbi tarracën e një objekti që shërben si ofiçinë e që ndodhet brenda territorit të institucionit të edukimit në Durrës 

DURRËS - Sërish drogë në mjediset e paraburgimit të policisë në Durrës. Lënda është gjendur e mbështjellë me letër plastmasi farmacie, e hedhur në tarracën e një objekti i cili gjendet brenda rrethimit të këtij institucioni. Efektivat e shërbimit policor në institucionin e edukimit në Durrës, ditën e diel, rreth orës 16:30 gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike. Sipas policisë, "lënda u gjet e mbështjellë me letër farmacie mbi tarracën e një objekti që shërben si ofiçinë e që ndodhet brenda territorit të institucionit të edukimit në Durrës. Nga verifikimet rezulton se në qese gjendeshin 11.05 gram lëndë e cila dyshohet se është e llojit kanabis sativa", - konfirmojnë burimet e policisë lokale. Policia kreu të gjitha veprimet e para hetimore dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Njëkohësisht, po punohet për gjetjen e autorëve që kanë futur drogën në paraburgim, të cilët akuzohen për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikeve", si dhe destinacionin e mallit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›