E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vritet me thikë i riu shqiptar

BOLONJA- Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmë me thikë në qytetin Bolonja të Italisë. Mediat italiane, të cilat nuk bëjnë të ditur ende emrin e viktimës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22.00 në rrugën Emilia Ponente.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekspertë të hetimit. Sipas dëshmitarëve i riu shqiptar është parë duke dalë nga lokali, pak para se të goditej me thikë.

I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia po punon mbi pistën e vrasjes si dhe shkaqet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›