E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria shqiptare, arritjet dhe synimet për 2012-n

Sipas tij, ky vit ka shënjuar kristalizimin e një perspektive të qartë reformash, drejtimin e planëzuar dhe implementimin e metodikave bashkëkohore të punës, racionalizimin e përdorimit të buxhetit dhe rritjen e efikasitetit me kosto më të ulët e me më pak shpenzime

Në këtë kontekst, Imami ka përmendur demontimin e municioneve të tepërta, ku bëri me dije se gjatë këtij viti janë demontuar 26.500 ton municione, më shumë se vitin e shkuar.

“Mbeten për tu demontuar edhe 38 mijë ton municione të tepërta, që janë parashikuar të asgjësohen në dy vitet e ardhshme. Përpos rritjes sasiore, viti 2011 shënoi edhe arritje thelbësisht cilësore. Rrezikshmëria për popullsinë civile është zero pasi depot në afërsi të zonave të banuara, përfundimisht nuk ekzistojnë. Asgjësimi i municioneve në poligone të hapura, ka qenë brenda të gjitha normave të sigurisë. Ky program do të mbyllet brenda 2012”, theksoi ai.  Gjatë këtij viti, është rritur edhe numri i forcave tona të armatosura në misione jashtë vendit, duke regjistruar 346 trupa.

Kreu i Mbrojtjes, tha se trupat shqiptare jashtë vendit, janë pajisur me armatim të lehtë të standardeve më të mira të NATO-s.  Një fakt tjetër, është edhe prodhimi në vend i anijes “Oriku”, “Oriku”, e cila u prodhua në kantierin e Pasha Limanit, duke iu bashkëngjitur anijes Iliria, e prodhuar në Holandë, në kuadër të projektit të modernizimit të Forcës Detare. Duke folur për prioritetet e vitit të ardhshëm, i cili shënon edhe 100 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, ministri Imami tha se do të përfundojë Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, një dokument ky, themelor për nga rëndësia, dhe do të fillojë puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare Ushtarake dhe Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura.

“Në drejtim të modernizimit, Forcës së Armatosur do të t’i shtohen tre helikopterë të rinj dhe një anije e re, e cila po prodhohet në kantierin e Pasha Limanit. Prioritet do të jetë vendosja në operacionalitet të plotë e këtyre pajisjeve të reja moderne. Do të fillojë implementimi i Uniformës së re të Forcave të Armatosura, projekt që do të shtrihet në një periudhë 4-vjeçare, 2012 – 2015”, tha gjithashtu. /Start/

                                                                                             2011-12-27 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›