Halimi: 1500 të burgosur presin faljen

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpjegon procedurat e reja ligjore që po ndiqen për plotësimin e praktikave dhe kritereve.
Përveç propozimeve për refuzim që i janë nisur Presidentit, do të ketë edhe propozime për pranim. Sipas z.Halimi, “falja” është atribut i Presidentit të Republikës.
Ai sqaron se ligji aktual nuk parashikon kohë të caktuar se kur duhet të bëhet falja e të dënuarve, duke iu përgjigjur kështu edhe deklaratave të shprehura pak ditë më parë nga Presidenti Topi se në zyrën e tij nuk ka asnjë propozim për amnisti. “Brenda kësaj jave do të ketë propozime nga ana e Ministrisë edhe për pranim kërkesash, përveç atyre që janë nisur për refuzim”, shprehet Halimi.
Ai sqaroi për “Gazeta Shqiptare”, se në Ministri janë depozituar një numër i konsiderueshëm kërkesash nga të dënuar dhe kjo është hera e parë që do të aplikohet procedura e re. “Për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe kohës që duhet për të krijuar regjistrin e posaçëm, softin përkatës dhe verifikimin e plotë të dokumentacionit për çdo kërkesë, procesi po vijon në mënyrë normale në Ministri. Sipas procedurave përkatëse, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës, Presidentit i nisen kërkesa e të dënuarit, praktika e kërkesës, dhe propozimi i ministrit për pranimin apo refuzimin e saj. Sigurisht që më pas është presidenti ai që do të marrë vendimin e tij në lidhje me kërkesën e të dënuarit sipas ligjit përkatës dhe Kushtetutës. Deri tani numri i tyre është më tepër se 1500, nga 4.000 të dënuar që janë gjithsej në burgje”, tha gjithashtu./Start/
2011-12-27 14:28