Kuvendi 2011, Topalli: Bilanc pozitiv, zhbllokuam reformat
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një konferencëp ërmbyllëse për mediat, vlerësoi se viti 2011 shënoi një bilanc pozitiv për parlamentin në miratimin e ligjeve të rëndësishëm dhe reformave, që bënë të mundur që Shqipëria të ecë përpara.
"Axhenda parlamentare gjatë këtij viti ka pasur vetëm një bosht themelor, me emrin reforma. Kjo ka qënë në axhendën e punës së çdo deputeti dhe në qendër të kalendarit të punës së miratuar në parlamentin shqiptar. Në fund të këtij viti, duke i qëndruar Kushtetutës, bëmë të mundur që bilanci i reformave të jetë pozitiv. Periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 450 ligejve e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë nga 71 deri 74 vota",- deklaroi Topalli.
Topalli ka vlerësuar si sukses arritjen e marrëveshjes PD-PS ditëve të fundit të arritur pas konferencës së kryetarëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe që plotëson një nga kriteret e rëndësishme të rekomandimeve të KE.
“Gjatë javëve të fundit konferenca e kryatarëve pas dy vitesh bllokim miratoi projetkligjin që kërkon shumicë të cilësuar dhe kalendarin e vecantë që kërkojnë shumicë. Ndonjeherë ka pasur momente përlasje personale të papranueshme, por tani që u kthye opozita ky ka qenë moment kushtetues me rëndësi, detyrimet që deputeti i duhet për miratimin e ligjeve me rëndësi. Jam e kënaqur se javën e fundit është ngritur komisioni i reformës zgjedhore, i uroj punë të mbarë”- u shpreh Topalli.
Kryeparlamentarja duke bërë një bilanc të ligjeve dhe projektligjeve që kaluan këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë për diskutim dhe miratim, e cilësoi si moment kulminant miratimi ne buxhetit të vitit 2011.
"Momenti kulminant në punën e Kuvendit është momenti i diskutimit dhe miratimit të buxhetit, i cili kap´shofrën e rreth 5 miliardë dollarëve. Mund ta themi me modesti dhe si realitet, ne kemi bërë të mundur që vendi ynë të mos shkojë në recension pavarësisht se nuk kemi shkuar në recension, arritëm rritje ekon 3 deri 4 %, jemi vend që ka ulur buxhetin",-theksoi Topalli
E pyetur mbi debatin më të fundit për kreun e shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij vitin e ardhshëm, kryeparlamentarja Topalli theksoi se respekton institucionin e presidentit dhe ajo që kërkohet prej tij është repektimi i Kushtetutës.
“Gjëja më e rëndësishme e vitit të ardhshëm, është përvjetori i pavarësisë. Jemi me fat që të jetojmë në këtë 10 vjetor. Sa i takon axhendës së ndryshme unë repektoj institucionin e presidentit deri në një moment të caktuar. Ajo që kërkoj është respektimi i Kushtetutës”,- nënvizoi Topalli.
(el.me/BalkanWeb)