Itali zbardhet misteri i shqiptares se zhdukur

Ka qenë bashkëshorti italian autori i vrasjes së 30-vjecares shqiptare Rajmonda Zefi, që rezultonte e zhdukur që prej natës së fundvitit në Itali.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave bashkëshorti i viktimës, 36-vjecari Francesco Quinci ka pranuar krimin gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje nga karabinierët.
Sipas burimeve, aktualisht po zhvillohen kërkime për gjetjen e trupit të gruas, të cilat janë përqendruar në zonën e Prunos, në Stacema.
Cifti, që kishte edhe dy fëmijë 3 dhe 8 vjec, ishte në prag divorci dhe hetuesit e kishin hedhur menjëherë poshtë mundësinë e një largimi të vullnetshëm të gruas.