Hidhet nga trageti pas zenkes me te shoqen

Eduard Teodori rreth 20 milje larg brigjeve papritmas ka veshur një jelek shpëtimi dhe është hedhur në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes pas një zënke që i riu shqiptar ka patur me bashkëshorten e tij.
Menjëherë janë aktivizuar mjetet e shpëtimit, 5 motovedeta dhe 4 helikopterë që janë aleternuar në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Por asnjë gjurmë e 29 vjecarit rrit frikën se mos ai është përfshirë nga helika e anijes.
Kapiteneria e portit të Barit deklaroi për Top Channel se kërkimet vazhdojnë megjithëse kanë kaluar tanimë shumë orë.
Nga salla operative thanë se është shqetësues fakti që nuk është gjetur asnjë lloj shenje, por shtuan se teorikisht ka akoma shumë shpresa, sepse deti nuk është shumë i ftohtë dhe se personi kishe jelekun e shpëtimit.