Festa e PD ne Elbasan

“Qytetarë dhe qytetare të Elbasanit, shpallja e Shqipërisë destinacioni kryesor i botës për turizmin është dekorata e të gjithë shekujve që ky vend e ky popull ka marrë dhe ka merituar. Shqipëria u shpall e bukura e dheut sepse ne në një kohë të shkurtër 4-5 vjecare e bëmë këtë vend me njërën prej infrastrukturave më të reja, më moderne në rajon dhe Europë”, tha Berisha.
Berisha nuk la pa sulmuar opozitën duke i cilësuar ata si një grup neobllokmenësh që do të mbeten të zhgënjyer në zgjedhjet e 8 majit.
“Një grup i vogë neobllokmenësh përpiqen të shkelmojnë votën tuaj, përpiqen të bllokojnë tunelin tuaj, përpiqen të pengojnë të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve. Le t’u themi ne këtu këtyre zotërinjve, këtyre shokëve se 8 maji do të jetë 22 marsi i etërve tuaj, do të jetë Vaterloja juaj, do të jetë fundi juaj”, u shpreh kryeministri.
Qeveria e tij tha Berisha ka gati një sërë projektesh për të rikonstruktuar infrastrukturën në të gjithë fshatrat e vendit.