E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zbulohet një portret i hershëm i Da Vinçit

Ekspertët mendojnë se një skicë e zbuluar në një prej fletoreve të shënimeve të Leonardo da Vinçit mund të jetë një autoportret i hershëm. Vizatmi ka mbetur i mbuluar për pesë shekuj nga shënimet përpara se të zbulohej nga gazetari shkencor, Piero Anxhela. Pas restaurimit disamujor, imazhi u analizua me teknika të hetuesisë kriminale dhe u krahasua me autoportrete më të vonshëm të Leonardos. Në skicë paraqitet fytyra e një mesoburri me flokë e mjekër të gjatë, i zhytur në mendime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›