E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me thikë 50-vjeçari

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 6 të këtij qyteti, ku shtetasi Aleksandër. G, 50 vjeç është qëlluar me thikë. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit, ndërsa konfirmon paraprakisht se nuk ka detaje rreth autorit të plagosjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›