Itali, zhduket 42-vjeçari shqiptar

Policia italiane, foto arkiv
Një 42-vjeçar shqiptar rezulton i zhdukur në Itali prej një muaji.
Ylber Meta, i cili jetonte prej kohësh në qytetin e Astit është denoncuar dje nga familjarët në polici, pasi është zhdukur që nga 14 prilli.
Policia ka nisur hetimet për zhdukjen e 42-vjeçarit. Nga të dhënat e policisë, mësohet se Meta ka qenë nën shoqërinë e një miku gjatë datës 14 prill dhe do të vizitonte një qendër tregtare.
Gjithashtu mësohet se kishte edhe një takim me një grua, ndërkohë që nuk dihen detajet e tjera për atë çfarë ka ndodhur në datë 14 prill. Kushëriri që ka bërë denoncimin thotë se që nga 14 prilli nuk ka marrë asnjë lajm prej tij, ndërkohë që e ka marrë shpesh në telefon, por pa asnjë rezultat. /E.L/