Vdes koreografi i mirënjohur Agron Aliaj

Agron Aliaj
Koreografi i mirënjohur Agron Aliaj ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT-së.
Ish-udhëheqësi artistik i disa shfaqjeve në Teatrin e Operës dhe Baletit, Agron Aliaj ishte i shtruar prej ditësh në QSUT si pasojë e një aksidenti rrugor.
Agron Aliaj, mjeshtri i koreografisë, u aksidentua më datën 7 mars nga një makinë, ndërsa dilte nga Teatri i Operës dhe Baletit. 79-vjeçari u godit nga një automjet, që më pas e ka transportuar atë drejt spitalit.
Agron Aliaj, me një karrierë të gjatë gati 50-vjeçare, vazhdonte të ishte ende aktiv në premierat e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku e fundit ishte ajo e Zhizel.