E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/E varfra demokraci, e zbrazur prej teknokratëve

15-11-2011 / Nga Marcello Veneziani

Çfarë po i ndodh demokracisë? A është ajo ende një prioritet i lartë, një pasuri primare për t’u mbrojtur, apo po pëson gradualisht rënie? E them duke parë atë që po ndodh në Itali, me Parlamentin që i dorëzohet bursës dhe heq dorë nga sovraniteti politik në favor të atij teknik-ekonomik, duke kërkuar një kryeministër, të cilin populli nuk e ka votuar kurrë, por problemi është më i gjatë dhe më i thellë e nuk i përket vetëm demokracisë së dobët italiane e anomalive të saj. Kontrollon demokracitë perëndimore, kurrë më të varura se sot nga tregjet e bankat qendrore.
Para ca kohësh mendohej se demokracia e tregu ishin një binom i pandashëm. Nuk ka treg të lirë pa demokraci liberale dhe anasjelltas, nuk ka demokraci liberal pa treg të lirë. Kjo ishte pikëpamja mbizotëruese liberale, por identifikimi nuk është aq i qetë dhe automatik: kemi parë regjime autoritare, Kina pas Maos, akoma komuniste, por gjysmë liberale, por dhe Kili i Pinochet, një regjim autoritar me një vijë liberale ekonomike, e inspiruar nga Milton Friedman e më pas regjimet saudite e disa latino-amerikanë, ku tregu është i garantuar nga  regjime mendjengushtë. Mao-thaçerizmi, tregu islamik, liberalizmi paraushtarak...
Në vendet perëndimore rriten oligopolet, fuqitë e korporatave, dominimi i tregut financiar mbi tregun e të mirave reale dhe aspektet ndërkombëtare, duke filluar nga Europa, priren  në mënyrë të patundur nga rënia e daulles së krizës ekonomike e të emergjencave financiare për të reduktuar sovranitetin popullor e kombëtar, duke kontrolluar vendet që nuk janë në përputhje me direktivat, duke ja lënë teknikëve, eurokratëve dhe bankave qendrore rolin udhëheqës. Ndërkohë fillon të shtrëngohet në demokracitë perëndimore pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje, në vota e tek idetë politike, rritet nga viti në viti abstenimi, pakënaqësia.
Çfarë po ndodh, mos vallë demokracia po perëndon? Emergjencat që shfaqen në të ardhmen, të lidhura me ambientin, energjinë, bursën, shëndetin, sigurinë, flukset e emigrantëve, kërkojnë zgjidhje të shpejta, ndonjëherë autoritare dhe shpesh herë jopopullore. Demokracia rrezikon kështu të kontrollohet nga plagë të bardha e të arta, ndoshta të përkohshme, por emergjencat janë kaq të shumta e të njëpasnjëshme sa kërcënojnë të bëhen kronike e të kërkojnë qeveri që e përdorin demokracinë si një mbulesë.
Nuk ka të bëjë me evokimin e komploteve së fuqive të errëta e konspiracionit piktoresk dhe nuk ka të bëjë as me mbrojtjen me çdo rast të sovranitetit popullor, demokracia nuk është një vlerë absolute, një parim teologjik, është thjesht forma që na duket më pak e dëmshme nga të gjitha, sepse lejon korrigjimin e gabimeve, tjetërsimin e atyre që janë në pushtet dhe i bën vendimet e marrjen e vendimeve më transparente. Nuk ekzistojnë qeveri të popujve, të gjitha qeveritë janë qeveri të pakicës, ndryshimi i vërtetë është se ka qeveri të pakicës në interes të shumë qeverive të pakicës në interes së saj.
Më pas ka vendime të shpejta e jopopullore që nuk mund të kalojnë nga ndërmjetësit e nga parlamenti, për shembull përgjysmimi i numrit të parlamentarëve për të përmirësuar vetë strukturën e demokracisë (si dhe kostot e politikës), është një kërkesë, por ajo nuk mund të miratohet kurrë nga parlamenti në vetvete. Atëherë çfarë mbetet për t’u bërë? Mbetet për t’u vendosur theksi tek autonomia sovrane e ekzekutivit, për të siguruar qeveri më pak të korruptuara e më pak të varura nga parlamenti, të garantuar nga legjislatura, me një mandat të fortë e të gjerë, të revokueshëm vetëm në rast rreziku. Qeveri që përgjigjen për veprimet e tyre në çdo vend, por vetëm në fund të mandatit politik të marrë. Nuk njohim zgjidhje tjetër për të garantuar stabilitet, efiçencë dhe vendime, pa rënë në zgjidhje anti-demokratike.
Tendenca drejt së cilës po shkojmë dhe këtu i rikthehem rastit italian, është e kundërt: parlamentarët mund të rrëzojnë qeveritë, por më pas nuk ofrojnë qeveri alternative, pra ia dorëzojnë sovranitetin fuqive që nuk janë të legjitimuara në mënyrë demokratike e nuk i përgjigjen qytetarëve të ngjashëm. Më pas në Itali, pa pasur një sistem presidencial të zgjedhur nga populli, kemi një presidencial të nënkuptuar në rrugën e duhur, me një kryetar shteti të lartë si regjisor i disfatave politike-institucionale deri në pezullimin e demokracisë dhe në zbrazjen e sovranitetit popullor.
Në këtë pikë, demokracia përforcohet me dy shtresa të blinduara, komuniteti dhe vendim-marrësi: ose një presidencë e qartë, e vendosur, me autoritet, me pushtet të gjerë gjatë gjithë mandatit dhe në aspektin e demokracisë sociale, e cila mbron dhe promovon vlerat e interesat e përbashkët.
Përsa i përket parimeve, burimet e pushtetit janë tre: shumica, përvoja dhe ekspertiza. Ky është vendimi i votës popullore (demokracia), përvoja e historisë, aktivet e blera dhe zakonet e kulturës (tradita) dhe roli i vendim-marrësve (elitat e udhëheqësit përgjegjës). Një politikë e mirë rregullon ekuilibrin midis këtyre burimeve të pushtetit, vendimet individuale janë në emër të të paktën prej njërit të këtyre burimeve, me kusht që të mos kundërshtohen nga dy të tjerët. Teoria është kjo: praktikë e mirë është ajo që largohet më pak prej këtyre parimeve.
Udhëheqja e Europës aktuale dhe e Italisë në veçanti, është larg nga legjitimiteti i saj i trefishtë, janë oligarki e fuqi të vetë-referuara. Fuqitë jodemokratike rriten jo vetëm nga forca ekspansive, por edhe nga dobësia e politikës. Në rast se politika nuk e ka forcën e vendimmarrjes dhe karizmin e komunitetit, kur nuk interpreton nevoja të vërteta dhe pasionet e civilëve dhe idealeve, atëherë ia lë radhën teknikëve. Rigjenerimi i politikës është një punë e vështirë e viteve të ardhshëm.
*Filozof, Publicist, analist i gazetës italiane “Il Giornale”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›