E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali:Indentifikohet shqiptari i ekzekutuar

Autori i Lajmit: Red.
Identifikohet shqiptari i vrarë në një lagje të Romës, tre ditë më parë në mbrëmje. Ai është Nikollë Zefi, 26 vjeç, ndërkohë që së bashku me të ngeli i plagosur Marian Fishta, 30 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në një bar në lagjen Montespaçato, në Romë, kur dy persona kanë hyrë dhe kanë qëlluar me armë ndaj dy shqiptarëve. Ata sapo kishin zbritur nga një makinë tip “Jaguar”, kanë hyrë në lokalin “La Palma”, rreth orës 22:30 minuta, dhe kanë porositur nga një birrë, kur janë qëlluar. Sipas policisë gjithçka ka ndodhur për larje hesapesh mes dy bandash për të kontrolluar territore ku do të shiteshin lëndë narkotike. Kjo është pista që policia ka ngritur në lidhje me vrasjen e Nikollë Zefit, me disa precedentë të vegjël penalë, por që kishte nën zotërim një makinë të fuqishme “Jaguar”. Ndërkaq që personi tjetër që ka ngelur i plagosur nga plumbat është Marian Fishta, 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve pasi gjendja e tij është e rëndë. Gjithçka ka ndodhur në orën 22:30 minuta në Montespaçato, në lagjen “Aurelio”. Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, kishin zbritur nga një makinë “Jaguar” që e kishin parkuara para lokalit “La Palma” dhe ishin futur në ambientet e brendshme. Ishin ulur në banak dhe kishin porositur nga një birrë që po e pinin. Pak minuta më vonë në brendësi kanë hyrë dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar me breshëri mbi dy të rinjtë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Ky lajm është publikuar: 19/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›