SHKB heton zdukjen e provave për vrasejn e dëshmitarit të dosjes “Kashari
Autori i Lajmit: Red.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e provave për vrasejn e Gani Kamberit. Përplasja mes Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës për vdekjen e dëshmitarit të dosjes “Kashari” ka bërë që ShKB të nisë hetimet, nëse ka të vërteta në faktin që sipas prokurorisë, janë fshehur prova në kohën kur 50-vjeçari, ka humbur jetën. Pas rihetimit që ka kërkuar Prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se Kamberi është vrarë e jo vetëvrarë, këto të fundit kanë hedhur dyshimin se provat mund të jenë manipuluar qëllimisht ose gabimisht. Pikërisht për këtë gjë, SHKB-ja, e Ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet nëse oficerët që kanë hetuar këtë vdekje, kanë bërë apo jo ndonjë abuzim, apo fshehje provash. Vetëm dy ditë më ishte Policia e Tiranës, ajo që reagoi në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar se ekzistojnë prova të mjaftueshme që kjo ngjarje të cilësohet si vetëvrasje, e jo vrasje, siç pretendon prokuroria, prej më shumë se dy javësh.
POLICIA
Policia e Tiranës reagoi dy ditë më parë, në lidhje me ngjarjen, e 14 tetorit të një viti më parë. Gjatë një komunikimi me mediat, për uniformat blu, vdekja e Gani Kamberi, ende nuk është zbardhur e plotë, pasi pritet raporti i Institutit të Mjekësisë-Ligjore, që ende nuk ka dalë. Uniformat blu bënë të ditur se, deri më tani dhe me zhvarrimin e bërë më datën 13 maj, Gani Kamberi, 50 vjeç, që u gjend i pajetë buzë një përroi, me një pistoletë pranë, nëntë muaj më parë, është vetëvrarë dhe jo vrarë. Gjithashtu gjatë këtij komunikimi nuk është deklaruar apo pranuar se oficerët e policisë, kanë kryer gabime në vendin e ngjarjes apo kanë fshehur prova në mënyrë të qëllimshme, duke e paraqitur këtë ngjarje, si një vetëvrasje e jo vrasje. Por nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, është bërë e ditur se, SHKB-ja, ka nisur hetimet në lidhje me oficerët e Komisariatit numër 2, në kryeqytet, që kanë bërë dhe dosjen e Gani Kamberit, në momentin kur ai është gjetur i vdekur. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se, të gjitha veprimet, që nga data 14 tetor i një viti më parë, e deri më sot janë kryer dhe në praninë e prokurorit të çështjes. Por disa muaj më parë, kjo çështje është marrë që të hetohet nga sektori i vrasjeve i Policisë së Tiranës, duke mos dalë ende në një përfundim.
PROKURORIA
Raporti i mjekësisë ligjore mbi kufomën e Gani Kamberit pritet të japë përgjigjen përfundimtare për çështjen aq të përfolur të vetëvrasjes. Ky fakt është pohuar dje nga burime të prokurorisë, sipas të cilave, rezultati i ekspertizës së Mjekësisë Ligjore pritet të dalë javën e ardhshme me raportin përfundimtar mbi autopsinë e kufomës së Kamberit. Sakaq, burimet shtuan se kufoma e zhvarrosur disa ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Tiranës pas pretendimeve të familjarëve se i afërmi i tyre është vrarë, po i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor. Ndërkohë që grupi hetimor, krahas procedimit me dëshmitë për këtë ngjarje mbetet në pritje edhe të raportit të Mjekësisë Ligjore, që pritet të dalë nga java që vjen. Prokuroria e Tiranës ka ngritur së fundmi hipotezën se shtetasi Gani Kamberi, 50 vjeç, është vrarë, përkundër asaj të ngritur në fillim se ai i kishte dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni. Trupi i pajetë i Kamberit u gjet tetorin e vitit 2007 buzë një përroi në komunën e Kasharit.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008