Përfundon në qeli pas 14-vjet kërkimesh 33-vjeçari nga Kukësi
Autori i Lajmit: Red.
Arresothet i shumëkërkuari për vrasje prej më shumë se 14 vitësh ka rënë në pranga dje nga policia e Shijakut. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur dje se u vu në pranga Dritan Peposhi, lindur në Gostil të Kukësit dhe banues në fshatin Sukth Katund, Durrës. Sipas të njëjtave burime mësohet se 33-vjeçari është arrestuar të dielen në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Mësohet se 33-vjeçari Peposhi ishte shpallur në kërkim që prej 14 vitesh, pasi gjykata e rrethit të Kukësit e kishte shpallur fajtor për vrasjen me armë të bashkëfshatarit të tij, Akil Sula. Policia bën të ditur se ngjarja me motive të dobta kishte ndodhur në rrethin verior më 31 tetor të vitit 1994 dhe gjykata e këtij rrethi dy vjet më vonë e kishte dënuar Peposhin me 18 vjet heqje lirie. Sipas të njejtave burime, Peposhi ishte një nga personat më të kërkuar në shkallë vendi dhe gjatë këtyre 18 viteve i ishte fshehur drejtësisë, duke qëndruar jashtë vendit.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008