E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore bllokon bulevardin për xhiron e çiklistëve

Autori i Lajmit: Red.
Policia e Rrugore e Tiranës ka hequr dje pa ndonjë paralajmërim të gjitha automjetet që kanë qenë të parkuara në bulevardin “4 shkurti”. Shkak për këtë aksion të policisë ka qenë turi i 65-të çiklistik i Shqipërisë që do ka startuar dje në orën 18:00 me disa xhiro rreth këtij bulevardi. Rreth 80 automjete janë marrë nga karroatrecat dhe janë dërguar në pikën e grumbullimit në komisariatin e qarkullimit rrugor në kryeqytet. Për më pak se 60 minuta policia e ka pastruar të gjithë bulevardin, ndërkohë që asnjë lajmërim publik nuk është bërë për qytetarët të cilëve u duhet tashmë që t i marrin automjetet e tyre në qendrat e grumbullimit të makinave të bllokuara. Ndërkohë policia rrugore sqaron se parkimi ka qenë i ligjshëm dhe për këtë arsye ka lehtësuar shoferët nga pagesa e tarifës së karroatrecit prej 3 mijë lekësh të reja, por nga ana tjetër nuk ka kërkuar falje për shqetësimin që u ka sjellë qytetarëve me këtë veprim.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›