E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet instalimi i plotë i sistemit të skanerave për kontrollin e automjeteve dhe konteniereve

Autori i Lajmit: Red.
Administrata doganore ka filluar të lehtësojë më tej proçedurat për biznesin. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Bujar Vukaj, ka shpjeguar dje për mediat se Administrata Doganore Shqiptare në muajit e parë të këtij viti bëri disa ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë dhe modernizimin e shërbimeve të saj. Sipas Vukajt gjatë muajit prill filluan punimet për ndërtimin e doganës së re të Murriqanit, i pari i këtij lloji në Ballkan, pasi në të njëjtën godinë do të operojnë doganierët shqiptarë dhe malazezë, duke evituar kësisoj kontrollet e dyfishta. Sipas tij, për të lehtësuar procedurat e biznesit u vendos në Portin e Durrësit skaneri i parë me rreze X për kontrollin e automjeteve dhe konteinerërve donacion ky i qeverisë kineze. "Ky skaner do të pasohet me ndërtimin e një sistemi të tërë skanimi me doganat kufitare, instalimin në Degën e Doganës Durrës dhe Lezhë të instrumentave matës të sasisë dhe të cilësisë së karburanteve që importohen me anije në këto porte",- tha Vukaj. Instalimi i sistemit të skanerave për kontrollin e automjeteve dhe konteniereve do t i shërbejë akoma më tepër qëllimit për përshpejtimin e lëvizjes së mallrave dhe shkurtimin e kohës së qëndrimit të tyre në doganë, duke forcuar njëkohësisht kontrollin e sigurisë në degët doganore kufitare me fluks të madh tregtar."Ndërsa kanë avancuar edhe projektet e Delegacionit Europian për ndërtimin e kompleksit të përbashkët doganor në Muriqan, kompleksit doganor në Qafë Botë, si dhe të 10 pikave të tjera të kalimit kufitar,"- u shpreh Vukaj. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave Vukaj, theksoi më tej se në të gjithë sistemin doganor ka përfunduar informatizimi i procedurave doganore, si dhe filluan proçedurat për zbatimin e një sistemi më të avancuar në ASYCUDA ËORLD (on line) që do të bëhet operativ gjatë këtij viti. Sistemi i ri konstaton në hartimin e deklaratave në mënyrë elektronike nga biznesi dhe do të ndihmojë në përpunimin korrekt të të dhënave, duke lehtësuar ndjeshëm jo vetëm punën në Dogana, por dhe duke shkurtuar kohën e subjekteve private. Ndërkohë sipas Vukaj, gjatë vitit 2007 është shtrirë Moduli i Analizës së Riskut në 5 degë doganore, ku përpunohen 75 % e deklaratave doganore të të gjithë sistemit doganor. Me implementimin e këtij moduli, është bërë e mundur të kryhet kontrolli fizik vetëm për 15 % të deklaratave doganore nga 100 % që kryhej më parë, duke rritur kësisoj dhe eficencën e zbulimit të shkeljeve doganore.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›