E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali:Lejet e ndërtimit,si masë anti-krizë

Itali-Është gati projektligji që do ti jap qeverisë mundësinë të hartojë sa më shpejt planin e jashtëzakonshëm për shtimin e sipërfaqeve të ndërtimeve për banim. Sipas këtij dekreti, pronarët do të kenë mundësinë të shtojnë sipërfaqen e banesave të tyre deri ne 20% te volumit, ne çdo rast shtesa nuk mund të kaloje 300 metrat kub. Sipas ekspertëve te qeverisë, kjo normë do të ndihmoje në rimëkëmbjen e sektorit te ndërtimit dhe në një farë mënyre në uljen e papunësisë.Shume eksponentë politikë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mundësinë reale të konvertimit të këtij dekreti në të ashtu quajturën "falje ndërtimore". Me fjalë të tjera, të gjithë ata që deri tani kanë ndërtuar pa leje, do të kene një mundësi me shume për të legalizuar ndërtimet ose modifikimet e banesave të tyre. Në këtë kontekst mund të lindin shumë dyshime rreth kushtetueshmërisë së këtij dekret ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›