E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, filloi heshtja parazgjedhore

Në Maqedoni mbrëmë në mesnatë filloi heshtja parazgjedhore një ditë para votimit të së dielës, ku qytetarët me votën e tyre do të zgjedhin presidentin e shtetit dhe kandidatët për kryetar të komunavePartitë politike dje kanë zhvilluar tubimet e fundit zgjedhore, duke shpalosur platformat e tyre politike. Mbi 1 milion e 700 mijë qytetarë me të drejtë vote të dielën do të zgjedhin presidentin e ri të vendit si dhe kryetarët e 84 komunave dhe të kryeqytetit, Shkupit. Në garën për president kanë hyrë shtatë kandidatë, katër maqedonas dhe tre shqiptarë, ndër të cilët është dhe e vetmja grua që konkuron për këtë post, kandidatja e PDSH-së, Mirushe Hoxha. Në garën për kryetarë të komunave ka mbi 700 kandidatë, dhe disa mijë për Këshillat e Komunave.Këto zgjedhje vijnë ende pa u mbushur një vit nga zgjedhjet e përgjithshme që u cilësuan si "problematike," nga përfaqësuesit e huaj. Ky proces zgjedhor konsiderohet i rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të vendit.Komisioni shtetëror zgjedhor e dorëzoi materialin e besueshëm tek 84 komisionet zgjedhore komunale, të cilët deri të shtunën duhet ta shpërndajë deri tek këshillat votuese. Zgjedhjet do t'i monitorohen nga monitorues vendorë dhe të huaj. Monitoruesit vendor të akredituar nga ana e KSHZ-së janë 6.981, numri më i madh janë nga Asociacioni qytetar MOST - 4.520. Monitorues të huaj të akredituar për ndjekjen e këtyre zgjedhjeve janë 524, prej të cilëve 297 janë vëzhgues të OSBE/ODIHR. Të shtunën do të votojnë personat që janë të sëmurë dhe të burgosurit,numri i të cilëve shkon mbi 2900 veta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›