E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/Zhvendosen 300 emigrantë pas përleshjeve në Rosarno

Autoritetet e shërbimit italian deklaruan se rreth 300 emigrantë u larguan nga qyteti i Rosarnos pas përleshjeve të dhunshme me banorët vendas dhe me policinë.
Autobusët në dispozicion i dërguan emigrantët në vendstrehime jashtë qytetit për të mos pasur më përplasje mes tyre dhe vendasve.
Duket se pas përleshjeve të ndodhura më parë, qetësia është rivendosur në qytetin Rosarno në rajonin e Kalabrisë.
Konflikti filloi ditën e enjte kur disa të rinj qëlluan me armë zjarri një grup emigrantësh afrikanë që po ktheheshin nga puna në bujqësi.
Dy prej emigrantëve të shenjëstruar nga të rinjtë u plagosën.
Qindra emigrantë dolën nëpër rrugë në shenjë proteste, duke thyer xhamat e makinave dhe duke u vënë zjarrin koshave të plehrave.
Më pas policia ndërhyri, madje u përlesh me imigrantët, edhe duke plagosur disa prej tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›