Italia, 3 000 viza për emigrantët

03/02/2005 Ambasadori Iannuçi i dërgon letër Kryministrit Nano: Kemi rezervuar 3 000 hyrje për ju
Shqiptarët "të përzgjedhurit" e shtetit italian për punë
Drejt Italisë këtë vit mund të udhëtojnë 3 mijë shqiptarë për punësim sezonal. Shipërisë i është vënë në dispozicion shifra më e lartë mes vendeve të tjera, që dërgojnë emigrant në shtetin Italian. Në këtë vend jetojnë 400 mijë emigrant shqiptarë, një pjesë e mirë e tyre nuk kanë shkuar në mënyrë legale. Por, çdo vit gjithnjë e më tepër shtohen mundësitë për të emigruar legalisht. Si çdo vit Italia ka caktuar numrin e punëtorëve sezonal, që do të presë nga çdo vend.
Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Iannuçi, me anë të një letre, informoi Kryeministrin ,Fatos Nano, mbi vendimin e fundit të Qeverisë Italiane, i njohur si “Dekreti Flusi”, lidhur me masat, që disiplinojnë dhe ndihmojnë hyrjen e punëtorëve të huaj në tregun italian të punës. Në këtë letër, Iannuçi thekson se këto masa janë hartuar për t’i ardhur në ndihmë punëtorëve të huaj, që dëshirojnë të hyjnë në mënyrë të rregullt në Itali. "Për këtë vit, për Shqipërinë, është rezervuar një kuotë prej 3000 hyrjesh për punë, kuotë, që është më e larta ndër kuotat e rezervuara për vendet, që mund të përfitojnë viza të kësaj kategorie. Ndër të tjera, Shqipëria është përfshirë midis vendeve, qytetarët e të cilëve mund të përfitojnë nga kuotat e hyrjeve për punë stinore, që këtë vit është vlerësuar në total në 25 mijë”, shprehet Iannuçi. Më tej, ambasadori Ianuçi nënvizon, se “preferenca e treguar edhe për këtë vit për Shqipërinë, dëshmon vlerësimin e qeverisë italiane për masat e ndërmarra kundër emigracionit ilegal, si dhe për rezultatet e mira që ka dhënë bashkëpunimi midis dy vendeve tona në këtë fushë”. Ai siguron, se “impenjimi i Qeverisë Italiane përkundrejt qëllimit të qytetarëve shqiptarë për të punuar në mënyrë të rregullt në Itali, do të vazhdojë t’i përgjigjet angazhimit të Qeverisë Shqiptare për ndalimin e trafiqeve ilegale”. Edhe vitin e kaluar u vendos një shifër e lartë për shqiptarët, 3 mijë viza. Ky është i dyti vit që përsëritet një shifër e tillë, më e larta mes të gjitha vendeve dërguese.