E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legalizimi, Kamza në protestë

03/02/2005  Kryebashkiaku: I organizon një shoqatë fantazmë. Drejtori Cane: Lehtësirat sipas ligjit

Legalizimi, Kamza në protestë

"Shteti të na e shesi tokën me çmimin e '92, kur u privatizuan banesat"

Banorët e Kamzës kanë dalë sërisht për të protestuar, por këtë herë jo për të legalizuar banesat, pasi këtë të drejtë e kanë fituar,por për të detyruar autoritetet, që të toka ku ata kanë ndërtuar t'u falet."Kur kemi ardhur ne, toka ka qenë e ish-ndërmarrjes bujqësore, s'ka patur pronarë. Ne jemi popull të varfër, nuk kemi lekë për të paguar. Se si do ta zgjidhi shteti çështjen me pronarët, le ta zgjidhë ai", thotë Agim Prenda. Ata nuk pranojnë të firmosin asnjë formularë, që do të shërbej për të legalizuar shtëpitë, deri sa të marrin vesh se si do të zgjidhet çështja e çmimit. "Ne kërkojmë që të na falet toka, që shteti të veprojë, si në vitin 1992 kur të gjitha banesat e falën, ose paguan një shumë shumë të vogël. Kështu që kërkojmë që shteti ta falë vlerën e 500 metra katror. Kush do të ketë më tepër le ta blejë", thotë Nerimeja. Të ardhurit në zonën e Kamzës, kërkojnë që të paguajnë simboloskisht, sikundër u bë gjatë privatizimit të banesave në vitin 1992. Në ato vite banesat janë shitur 250 lekë të reja për metër katror.

Kështu banorët kanë firmosur një pedicion, të gjithë si komunitet ku kërkojnë faljen e tokës, ose vendosjen e një çmimi tepër të ulët. Për këtë arsye, ata janë treguar dhe neglizhentë për të plotësuar formularët. Këta banorë nuk pyesin për afatin që është vendosur, se deri më 24 mars duhet të plotësojnë formularët, pasi në të kundërt do të përjashtohen nga procesi. Përkundrazi do të vazhdojnë më tej. "Nëse deri në mars nuk do të zgjidhet çështja e çmimit, ne do të bllokojmë rrugën nacionale, deri në zgjidhjen e problemit", thonë banorët. Mertodën e vlerësimit të tokës po e përgatiti Komiteti i Kthimit Kompesimit të Pronave, por para disa muajsh kur ligji për kthimin e kompesimin e pronave u miratua, u vendos që tokat do të shiten me vlerën e tyre në treg. Pra, ky debat duket i përfunduar dhe kthim mbrapa në kohë, megjithëse pritet që Komiteti i Kthimit Kompesimit të Pronave, këto ditë të përfundojë hartimin e metodikës dhe ta paraqesë në Kuvend për miratim. Ndërkohë në ligjin për legalizmeve thuhet, se banorët do të kenë disa lehtësira për të paguar lekët. Jo vetëm të gjitha njëherësh, por edhe me këste, apo të paguajnë qeranë e tokës. Se sa do të jetë kësti, apo qeraja dhe si do të pëhet pagesa kjo do të vendoset më vonë, pasi të vlerësohet për secilën zon se sa do të jetë çmimi i tokës për metër katror.

Krahasimi

KËRKOJNË

Çmimi i privatizimit të banesave në vitin 1992: 250 lekë për metër katror

ËSHTË

Çmimi në treg 30 euro deri 550 euro për metër katror sipas qyteteve dhe zonaveNdarja Adminsitrative

Zonë urbane vetëm: Valiasi i vjetër

Lagje të reja: Valiasi i Ri, Laknasi i Ri, ish-ferma, zona e frutikulurës dhe Njësitë Bashkiake nga njëshi deri te shtata

Objekte pa leje:

8600 objekte pa leje

2000 të tjera në ndërtim e sipër, të përfunduara si karabina

28 000-32 000 familje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›