E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veri, temperaturat drejt uljes

03/02/2005   Insituti i Shërbimit Hidrometeologjik parashikon, se ditët e ardhjme do të ketë ulje të temeperaturave

Ditët e ardhshme, temperaturat do të ulen edhe më, ndonëse nuk do të ketë rreshje. Këto temeperatura do të jenë të ulta kryesisht gjatë natës deri në mëngjes, ndërsa në drek do të jetë i njëjti nivel. Rreshjet e mëdha të dëborës, që ka mbuluar vendit kanë krijuar një gjendje të rëndë. Rrugët e bllokuara dhe moti shumë i ftohtë, kanë bërë që situata të jetë e vështirë për të gjithë vendin. Zonat më të prekura kanë qenë ato malore, ku dhe klima është më e fortë dhe në periudhën e dimrin janë gjithmonë të mbuluar nga bardhësia. Si pasojë e një moti të tillë, janë bllokuar akset kryesore dhe rrugët lidhëse me qytetet që kanë nevojë për ndihmë. E rënduar ka qenë situata në Kukës dhe në zonat përreth tij. Në Malësinë e Madhe bora ka arritur edhe lartësinë dy metra dhe njerëzit kanë ngritur duart lart, se nuk kanë ansjë mundësi të dalin nga situata e rënduar. Në Gjirokastrës dhe zonat përreth, ditët e fundit është rënduar situata dhe gjendja është bërë kritike. Nuk është munduar që të imagjinohesh një gjendje e tillë klimaterike. Zona të thella janë vërtetë të bllokura dhe kanë nevojë për ndihmë. Në zonën e Korçës dhe Pogradecit nuk ka rreshje të shumta dhe ndërprerja e shkollave është e pjesshme. Autoritet janë munduar të çojnë ndihma me sa mundin në këto vende, po dhe moti i keq ka bërë punë e vet dhe nuk ka lejuar ndihmën e plotë. Për shkak të keqësimit të mëtejshëm të kushteve atmosferike, u vendos, që të ndërpritet procesi mësimor në zonat më problematike. Shumë nxënës kanë mbetur pa shkollë, si në veri dhe në zonat jugore të vendit. Rreth 35 000 është numri i nxënësve, që nuk mund të shkojnë në shkollë në pritje për një përmirësim të kohës. Problematike është edhe për moshat e thyera, të cilët nuk kanë imunitet që ta përballojnë kohën e ftohtë dhe me lagështirë. Por, Metodi Marku, përgjegjës në Institutin e Shërbimit Meteoroligjik, thekson se gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave minimale dhe nuk do të ketë rreshje të shumta. Do të jetë diell dhe mendohet që në vendet fushore të jetë klimë e ngrohtë dhe pa vranësira. Në zonën e Pogradecit dhe të Korcës do të ketë ende rreshje, por jo me të njëjtën dendësi rrënieje. Kurse në zonat malore, sidomos në veri gjendja do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe kohë e ftohtë. Megjithëse kohën e mirë që parashikohet, temperaturat janë të ulta dhe pothuaj njësoj me ditët, që kanë kaluar. Moti është i paparashikueshëm, por vetëm shpresohet që të përmirësohet dhe vendi të marrë normalitetin e mëparshëm.

Temperaturat më të ulta dhe më të larta

Peshkopi -13 -9 gradë celcius,

Bulqizë -12 -10,

Pukë -8 -6,

Korçë -7 -5,

Ersekë -4 -1,

Kukës -11 -9,

Koplik -2 0

Shkodër -0.7 1,

Tiranë 2.2 4

Elbasan 2.5 4

Cërrik 0 2

Lezhë 0.9 1.5

Durrës 0 2

Vlorë 4 6

Një qendër pritëse më tepër. Sapo është ngritur Qendra Pritëse në Pikën Kufijtare, të Portit të Shëngjinit. Ceremonia organizohet sot nga Zyra e IOM në Tiranë dhe nga Zyra e UNHCR në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Rendit Publik. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Rendit Publik, Zyra e IOM në Tiranë, Zyra e UNHCR në Tiranë, Delegacioni i Komisionit Europian, OSBE dhe personalitete të tjera nga Qarku i Lezhës. Investimi për ngritjen e një qendre pritëse për migrantët e parregullt viktima të trafikut njerëzor dhe azil kërkuesit në Pikën e Kalimit Kufitar, në Portin e Shëngjinit kap shirfrën e 30 000 dollarëve. Ky investim bëhet në koordinim me Qeverinë Shqiptare, kryesisht me Ministrinë e Rendit Publik, Drejtorinë e Policisë së Kufirit. Këto investime bëhen në kuadër të financimit të BE-së nën projektin CARDS-2003, i cili përfshin ndërtimin e qendrave pritëse në 6 pika kufijtare për përdorim nga njerëz, që kërkojnë azil politik, nga emigrantë të parregullt dhe viktima të trafikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›