E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të kalojmë me një anëtarë, një votë

03/02/2005  PD: Zgjedhjet në qershor

Partia Demokratike ka kërkuar dje që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në qershor dhe jo në korrik. Këtë e ka bërë publik nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, kurse kreu i demokratëve në një intervistë për VOA-n është shprehur se, PD-ja do të kalojë në një anëtarë, një votë.

Sa do të jenë të aftë anëtarët e KOP-it ta ruajnë lirinë e tyre intelektuale?

Ky është vetëm fillimi. Unë ju siguroj se ai përbën vetëm hapin e parë, sepse hapja e PD-së do të jetë një proces i pandërprerë dhe se ky forum, i cili zgjerohet sërish, së shpejti është tërësisht i pavarur në mendimet e tij, po përgatit platformën e PD-së, jo vetëm platformë elektorale, por edhe të qeverisjes së ardhshme dhe se nuk mund të ketë asnjë rrugë tjetër, përveç reformave. Këta janë njerëzit e reformave, janë njerëzit që kanë projektet e reformave dhe këta do të mbështeten fuqishëm për të proceduar me reformat.

Çfarë natyre do të ketë Kuvendi i ardhshëm i Partisë, do të jenë anëtarët e KOP-it në të?

Një pjesë e tyre kanë shprehur që tani gatishmërinë e tyre dhe dëshirën për t’u inkluduar në strukturat politike dhe, unë kam bindjen që do të inkludohen. Një pjesë tjetër kanë shprehur që tani vendimin e tyre për të qenë teknokratë në kuadrin e PD-së dhe ky vendim do të respektohet, kështu që nuk ka dyshim se janë të mirëpritur në ripërtëritjen e strukturave të saj.

Zoti Berisha, partia juaj vazhdon të jetë në opozitë që prej 8 vjetëve. Ju ia hidhni fajin manipulimit të zgjedhjeve, por kritikët thonë se e keni mbajtur nën diktat të fortë partinë?

Është e vërtetë që ka 8 vjet në opozitë, por është e vërtetë që në tetë vjet asnjëri nga proceset zgjedhore s’është kualifikuar i lirë dhe i ndershëm, jo nga unë, por nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë nuk ka dyshim që ne po punojmë që Partia të kalojë në parimin “Një anëtarë, një votë” dhe në këtë kontekst Instituti Demokratik Amerikan ka një projekt, të cilit ne jemi të parët që iu bashkangjitëm dhe jemi dakord që të zbatojmë standardet më demokratike në gjirin e kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›