"Shoqata për Integrim" organizoi protestën"
03/02/2005 Kryetari i Bashkisë së Kamzës Agim Cani:
"Janë anëtarët e një shoqate të quajtur "Shoqata për Integrim", të cilët kanë shkuar derë më derë në Kamëz dhe u kanë thënë banorëve që të mos dorëzojnë formularët. Kjo bëhet pikërisht tani që jemi në mes të procesit. Janë 10 600 ndërtime pa leje dhe formularët janë tërhequr nga 6 500 kryefamilajrë. Bashkia jonë do të zbatojë ligjet dhe Kushtetutën shqiptare. Por, nuk e di ç'farë ka bërë kjo shoqatë për komunitetin, çfarë projektesh ka zbatuar. E vetmja ndihmë e tyre, është që vijnë ndajnë ca ndihma miell e vaj. Thjesht duan të ndalin procesin dhe nuk është e drejtë, pasi tani është rradha e vetdeklarimit, të bëhet vetdeklarimi, kur të dalë çmimi, hajt e diskutojmë", thotë Agim Cani, Kryetar i Bashkisë së Kamzës.