E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia, Merkel përshëndet Napolitanon për rolin në kapërcimin e ngërçit

BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano për rolin tepër thelbësor të luajtur nga ky i fundit në formimin e qeverisë aktuale italiane dhe në kapërcimin e ngërçit politik të krijuar nga zgjedhjet elektorale të muajit shkurt, ku nuk doli një fitues i qartë.

''Kancelarja gjermane përshëndeti presidentin italian për rolin e luajtur prej tij në formimin e qeverisë së kryeministrit Enrico Letta, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes dy liderëve'', njoftonin burime të qeverisë gjermane, pa bërë publik identitetin e tyre, ku shtonin se ''Merkel e kishte lavdëruar Napolitanon për maturinë e treguar në një moment tepër të vështirë me të cilin u përball Italia''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›