E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odise Roshi, edhe për dy sezone me FSV Frankfurt në Bundesligën 2

GJERMANI- Odise Roshi nuk do të lëvizë nga Gjermania dhe as nga skuadra aktuale në Bundesligën 2, ku është aktivizuar sezonin e fundit. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka vendosur të qëndrojë edhe dy sezone të tjera te FSV Frankfurt, skuadër e Bundesligës së dytë gjermane.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i klubit gjerman, Kent Bergensen, i cili e konsideroi mesfushorin 21-vjecar një potencial që mund të zhvillohet shumë në të ardhmen. Në këtë sezon Odise Roshi është aktivizuar në 29 ndeshje në Bundesligën 2, ku ka shënuar tre gola, por FSV Frankfurt nuk arriti të siguronte ngjitjen në Bundesligë, objektiv që do ta tentojë sërish sezonin e ardhshëm. 

Aventuntura e talentit shqiptar në futbollin gjerman nisi në verë të 2011, teksa u transferua nga Flamurtari te Këlni në Bundesligë, por pas një viti, me rënien Këlnit nga kategoria, ai kaloi në formën e huazimit të FSV Frankfurt, ku gjeti Edmond Kapllanin, një tjetër futbollist të kombëtares kuqezi. Odise Roshi ka luajtur në 9 takime me përfaqësuesen shqiptare, ndërsa në sfidën e 7 qershorit ndaj Norvegjisë në “Qemal Stafa”, bashkë me Lorik Canën dhe Andi Lilën do të jenë mungesat e rëndësishme për Xhani De Biazin.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›