E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia: Shqipëria kandidate për zhvillimin e zonës adriatiko-joniane

08-02-2012 / Gazeta 55

Një zinxhir midis BE-së dhe Ballkanit

11 janarin e kaluar senati italian ka aprovuar një sërë propozimesh që angazhojnë qeverinë z. Monti të përshpejtojë procedurat për të kompletuar plotësimet e duhura të njohjes së makro rajonit adriatik-jonik nga ana e Bashkimit Europian. Objektivi kryesor  i shkruar tek propozimet duhet të jetë krijimi i një hapësire të përbashkët të vendeve që ndajnë vlerat themelorë të BE, në një lidhje gjithmonë e më të ngushtë që shkon përtej kooperimit për të menduar një stad më të avancuar të integrimit politik dhe ekonomik, në gjendje për të siguruar stabilitet, zhvillim ekonomik dhe kohezion social; Libri Jeshil ‘ Drejt politikës bregdetare të së ardhmes : oqeane dhe dete në vizionin europian, i zhvilluar në vitin 2006 nga Komisioni Europian, synon të promovojë një politikë të integruar të përbashkët bregdetare, mbi-sektoriale dhe shumë disiplinore, që kupton të gjitha aspektet e qenësishme të deteve. Për sa i përket në veçanti luginat e Mesdheut, të Baltikut dhe të Detit të Zi, në përcaktimin e ri, objektivi i bazuar i zhvillimit presupozon riformimin e bashkëpunimit në nivel rajonal, ose një koordinim dhe një integrim efikas të politikave të sektorit ndërmjet të gjithë subjekteve të interesuara dhe të gjithë nivele institucionale, nëpërmjet një planifikimi territorial të zhvilluar dhe zbatuar për secilin rajon mbi bazën e karakteristikave relative. Makro rajoni adriatik-jonian përmban sot tre shtete, pjesëtarë të BE: Italia (në veçanti me rajonet adriatiko-joniane), Greqia dhe Sllovenia; dy vende aspirantë Kroacia dhe Mali i Zi; tre vende kandidatë potencialë Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Serbia , për një shtrirje, përjashtuar sipërfaqet detare të më pak se 450 mijë kilometra katrorë në të cilin jetojnë 60 milionë njerëz
Zona adriatiko-jonike është një det gjysmë i mbyllur që mund të konsiderohet brenda Bashkimit Europian dhe prezanton analogji evidente me zonën e Baltikut, me të cilën ka të përbashkët sfida e problematika të ngjashme, ndërkohë që të dyja janë “zinxhirë” midis shteteve anëtare e shteteve të tretë dhe përbën çështjen bregdetare natyrale të zonës danubiane.
Detyra kryesore e strategjisë adriatike-joniane është lidhja e mbrojtja e territoreve të makro rajonit me qëllim promovimin e zhvillimit të bazuar dhe në të njëjtën kohë të mbrojë ambientin e brishtë bregdetar dhe në brendësi të vendit. Duket urgjent përshpejtimi i procedurave për njohjen e makro rajonit adriatik-jonian për të lidhur prioritetet e strategjisë me tablonë e ardhshme financiare të vendosur nga BE-ja. Iniciativa adriatiko-jonian ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft operative për vlerësimin e zonës adriatike-joniane në sektorë strategjikë si ambienti, turizmi, kultura, bashkëpunimi universitar, rrethet industriale, transportet, bizneset e mesëm e të vegjël, formimin profesional dhe përfshin dhomat e tregtisë, rajonet, komunat.
Krijimi i rajonit adriatiko-jonian do të jetë faktor i rëndësishëm e vendimtar për integrimin transaksional dhe do të favorizojë futjen e vendeve të Ballkanit në BE. Pra, duhet një angazhim i madh nga ana e qeverisë italiane që përbri atyre rajoneve dhe enteve të tjera ekonomike e sociale për të përshpejtuar procesin e aprovimit përfundimtar të makro rajonit adriatik-jonik nga ana e BE-së.
Qeveria italiane ka qenë e angazhuar në bashkërendimin në selinë europiane qeveritë e shteteve të tjerë që aderojnë në makro rajonin adriatik-jonian, instrumentet më oportunë për të hyrë në financimet e parashikuar në programimin e fondeve të komuniteteve 2014-2020 si dhe për të arritur zgjatjen e korridorit Baltik-Adriatik në jug, gjatë bregdetit Adriatik, duke përfshirë portet e Ankonës, Barit dhe Brindizit për të evituar margjinalizim të mëtejshëm të Qendrës e Jugut si dhe për të kompletuar projektin. Duhet theksuar në fund, se në 11 shtator 2011 në Bruksel nisi akti i parë i përcaktimit në selinë europiane të Iniciativës me aprovim nga ana e komitetit të rajoneve, të opinionit mbi njohjen e makro rajonit adriatik-jonian; opinioni fton edhe Parlamentin Europian të marrë një iniciativë në favor të këtij realiteti dhe mbi të gjitha Komisionin Europian të fillojë monitorimin mbi këtë zonë, në mënyrë që të favorizojë zhvillimin e integrimin e projekteve që ekzistojnë aktualisht, pra të objektivave që vetë makro rajoni propozon.
*Marrë nga ItaliaOggi

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›