E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjenca e borës dhe acarit mobilizon të gjitha strukturat shtetërore

08-02-2012 / Gazeta 55

Pas apelit të kryeministri Sali Berisha, ngrihet Komiteti ndërministror për përballimin e emergjencës në zona të ndryshme të vendit, nga reshjet e dendura të dëborës. Të gjitha potencialet operative do të angazhohen në ndihmë të banorëve dhe zonave të izoluara


Ilir Meta: Solidaritet mbarëkombëtar me zonat e prekura nga emergjenca


Bujar Nishani: Shtabi i emergjencës do të jetë 24 orë në gatishmëri


Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ngritjen e Komitetit ndërministror për përballimin e emergjencës së krijuar si pasojë e situatës në zona të ndryshme të vendit nga reshje e dendura të dëborës. Komiteti ndërministror i emergjencës kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij janë drejtues të institucioneve të tjera, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit. Kryeministri kërkoi përcaktimin që në mbledhjen e parë të tij, të planit të veprimit e masave të nevojshme, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara nga bora. “Komiteti duhet të ndjekë 24 orë në 24 situatën në zonat e izoluara nga bora. Vërtet në disa zona bora nuk arrin më shumë se një metër, por ka fshatra e lagje, ku ajo arrin dy e më shumë metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në funksion të ndihmës ndaj tyre, në radhë të parë, emergjencës shëndetësore, së dyti, furnizimeve të mundshme, duke qenë në kontakt me kryetarët e komunave. Dy ditët që vijnë, sipas parashikimeve të meteorologëve, pritet të jenë diçka më të qeta dhe këto ditë të shfrytëzohen për ndërhyrje intensive në të gjitha akset kombëtare, sepse pas këtyre ditëve janë parashikuar sërish ditë të tëra me reshje dëbore në zonat e borës dhe shi në zona të tjera. Komiteti emergjencës duhet të bëjë mbledhjen e tij të parë sot dhe duhet të vendosë për masat dhe planin e veprimit, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë banorëve të këtyre zonave, në të katër anët e vendit, sepse e gjithë Shqipëria, përveç Ultësirës Bregdetare, është e mbuluar me borë, natyrisht, ka zona ky sasia e borës është shumë e madhe”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Një vëmendje e veçantë, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë, t’i kushtohet epidemisë së gripi. “Nëse mund të quhet epidemi apo jo, tha Kryeministri, kjo u përket epidemiologëve, por numri i rasteve është në rritje dhe ka raste me forma mjaft serioze. Ndaj të ndiqet me shumë vëmendje. Njoftimet e këtyre ditëve ishin për 20 mijë të prekur, çka do të thotë që janë vetëm ata që janë kontrolluar. Një përqindje e mirë, duke besuar në kulturën e tyre mjekësore, mjekohen vetë, por edhe kjo përbën një problem që duhet të ndiqet me vëmendje të madhe nga Ministria e Shëndetësisë”, përfundoi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›