Konviktorët e përjetshëm
Autori i Lajmit: red.
Shteti nuk përmbush kartën e fëmijëve, nuk i nxit të vazhdojnë shkollën, e braktisin
“Fëmijët e rritur në institucione dallohen për një shkallë më të ulët të zhvillimit intelektual, e cila reflektohet në rezultatet e ulta në mësime. [Vetëm] një numër i vogël arrijnë të vazhdojnë shkollat e larta. Mungojnë programet e trajtimit për fëmijët jetimë që nuk vazhdojnë shkollat e mesme dhe kanë rezultate të ulta në mësime. Nuk mbahet parasysh dëshira e fëmijëve në zgjedhjen e shkollës apo të profesionit. Nuk ka informacion të saktë e ndjekje pas daljes së tyre nga institucioni. Janë të pamjaftueshme shërbimet alternative.” Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, Tiranë 2005
Në moshën 14 ose 15- vjeçare, jetimët në parim e kanë mbaruar shkollimin e detyrueshëm dhe largohen nga jetimorja. Për adoleshentët në vitin e fundit të arsimit tetëvjeçar, perspektiva e largimit nga mjedisi i njohur, nga jetimorja, nga shkolla e tyre, nga bashkëmoshatarët dhe nga personeli i shkollës dhe jetimores, mund të jetë shumë e frikshme. Një jetime 14- vjeçare në qytetin e Shkodrës, vlerësoi përkujdesjen që kishte marrë në jetimoren e qytetit, por shtoi: Ndërkohë ka filluar të më pushtojë ankthi se çdo të bëhet me mua dhe bashkëmoshataret e mia vitin tjetër, ku do të strehohemi, ku do të ushqehemi, me se do të vishemi?I lutemi shtetit të na ndihmojë, i lutemi të mos na braktisë”. Në praktikë, shumica e fëmijëve të jetimoreve shtetërore vazhdojnë shkollën e mesme, zakonisht atë profesionale. Gjatë kësaj kohe, ata janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit dhe u sigurohet qëndrimi falas në konviktet e shkollës, arsimimi, ushqimi dhe 10.000 lekë në vit për veshje, si dhe një pagesë e përmuajshme për shpenzime personale minimale prej 500 lekësh. Jetimët kanë pak zgjedhje. Strehimi nëpër konvikte është pothuajse e vetmja zgjidhje që u ofrohet jetimëve të kësaj grupmoshe (14 deri 18 vjeç), ku ata strehohen së bashku me nxënës që vijnë nga rrethet e tjera. Përsa u përket fëmijëve, që nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të ndjekin shkollat e mesme, shteti nuk u siguron asgjë, përveçse u lejon atyre që nuk kanë mbaruar ende arsimin e detyruar të qëndrojnë në jetimore deri në moshën 17 vjeç. Konventa për të Drejtat e Fëmijës u kërkon shteteve palë që: "Të bëjnë të mundur që çdo fëmijë të ketë mundësi të shfrytëzojë informacione dhe udhëzime për çështje arsimore dhe profesionale” dhe sanksionon të drejtën e fëmijës për të shprehur mendimin e tij/saj për çdo çështje që lidhet me të si dhe për t u dhënë këtyre mendimeve peshën e duhur. Në kundërshtim me këto detyrime, fëmijëve në jetimoret shqiptare jo gjithmonë u merret mendim përsa i përket zgjedhjes së shkollës. Në praktikë, zgjedhja e shkollës mund të mos varet shumë nga aftësitë apo preferencat e fëmijës, sesa nga faktorë të tjerë si lidhja e jetimit me vendlindjen apo me të afërm që jetojnë pranë si dhe vendet e lira në një shkollë të caktuar e në konvikte. Kur flasin për eksperiencat e tyre gjatë shkollës së mesme, jetimët theksojnë shkëputjen e papritur të lidhjeve me jetimoren e tyre dhe tranzicionin e menjëhershëm nga jeta e institucionalizuar dhe e mbikqyrur e jetimores ku “edukatorët” kontrollonin detyrat e shtëpisë dhe ndjekjen e shkollës. B. tha: “Kur mbarova klasën e tetë dhe erdha në këtë konvikt, s ka ardhur asnjë [nga jetimorja] të më takojë deri më sot. Ata erdhën vetëm që të dorëzonin dokumentet e mia në konvikt…” Kjo ndjenjë braktisjeje mund të përkeqësohet nga kushtet e këqija të jetesës. Disa konvikte janë të mbipopulluara dhe jo të mirëmbajtura. C. 26 vjeç, i tha Amnesty International: “Jetimorja ka kushte shumë më të mira se konvikti. Pasi del nga jetimorja të duket vetja se ke përfunduar në rrugë të madhe. Në konvikt ka një kujdestar që duhet të kujdeset për të gjithë nxënësit konviktorë, por nuk ka një kujdestar të veçantë për jetimët. Kujdestari nuk do t ia dijë nëse ti shkon apo jo në shkollë. Shteti të jep një bursë, një krevat për të fjetur, të ushqen. Kam shumë shokë e shoqe jetimë, që e kanë lënë shkollën përgjysmë, sepse nuk kishin asnjë lloj përkrahjeje.” Në rastin e tij, tha ai, ai ka qenë i shtyrë për të vazhduar studimet nga pastrueset e konviktit që interesoheshin për të. Historia e C. tregon mungesën e mbështetjes dhe mbikqyrjes për të cilën shumica e adoleshentëve kanë nevojë në mënyrë që të përfundojnë shkollën e mesme dhe vazhdojnë me sukses jetën si të rritur. Si rrjedhim, shumë jetimë e lënë shkollën, ose e ndjekin atë me hope, duke pakësuar kështu shanset e ardhshme për punësim. Rëndësia e një mbikqyrjeje të tillë nënvizohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, e cila kërkon marrjen e masave për të “…inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e numrit të rasteve të braktisjes së shkollës”. Karta Sociale Evropiane e Rishikuar e Këshillit të Evropës e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2002, kërkon në të njëjtën mënyrë “mbrojtje dhe ndihmë të veçantë nga shteti për fëmijët dhe të rinjtë që janë të privuar përkohësisht ose përfundimisht nga mbështetja e familjes” dhe i detyron shtetet të inkurajojnë frekuentimin e rregullt të shkollës. Jeta si nxënës i shkollës së mesme dhe si banor i konvikteve priret ta thellojë ndjenjën e përjashtimit social të jetimit dhe jo ta ndihmojë në procesin e integrimit shoqëror. Ndërkohë që, nxënësit e tjerë kthehen pranë familjeve për pushime ose gjatë fundjavës, jetimët mund të kalojnë gjithë vitin në konvikt, përfshirë edhe gjithë ose pjesën më të madhe të pushimeve të verës. B. komentoi: Shoqet e mia shkonin me pushimet e verës, blinin gjëra për veten e tyre. Kurse unë rrija në një cep deri sa të binte zilja e të shkoja prapë në klasë”. B. gjithashtu u shpreh se në klasë kishte diskriminim: “E kam ndjerë veten shumë të përbuzur kur kam qenë në shkollë. Sa merrnin vesh mësueset që vija nga shtëpia e fëmijës, më thoshin lloj- lloj fjalёsh si: Kështu jeni ju të shtëpisë së fëmijës.”
Jetimët theksojnë shkëputjen e papritur të lidhjeve me jetimoren e tyre dhe tranzicionin e menjëhershëm nga jeta e institucionalizuar dhe e mbikqyrur e jetimores ku “edukatorët” kontrollonin detyrat e shtëpisë dhe ndjekjen e shkollës. B. tha: “Kur mbarova klasën e tetë dhe erdha në këtë konvikt, s ka ardhur asnjë [nga jetimorja] të më takojë deri më sot. Ata erdhën vetëm që të dorëzonin dokumentet e mia në konvikt…”
Ka gjithsej nëntë jetimore shtetërore, që përkujdesen për fëmijë të ndarë sipas moshës (nga lindja deri në katër vjeç; katër deri në gjashtë vjeç dhe gjashtë deri në katërmbëdhjetë vjeç). Megjithatë, ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri në 18 vitet e fundit kanë pasur një efekt të fortë mbi martesën dhe solidaritetin familjar. Varfëria, emigrimi dhe lëvizjet e brendshme të popullsisë, si dhe ekspozimi ndaj roleve dhe vlerave të ndryshme sociale, kanë dobësuar lidhjet familjare
Pjesa më e madhe e fëmijëve janë jetimë “socialë”. Ky term përfshin fëmijë të lindur jashtë martese, nënat e të cilëve nuk mund t i rrisin, fëmijë të braktisur nga prindërit dhe fëmijë të marrë nën përkujdesje me urdhër gjykate, për shkak se prindërit e tyre janë të paaftë që të përkujdesen për ta përkohësisht apo përgjithmonë. Në shumicën e rasteve të tilla, shkaqet e vendosjes së këtyre fëmijëve nën përkujdesjen shtetërore janë varfëria dhe faktorë të tjerë shoqërues si: emigrimi, zgjidhjet e martesës, sëmundjet mendore ose fizike, burgosja ose pasojat e dhunës në familje apo gjakmarrjes. Amnesty International është e shqetësuar se numri i këtyre jetimëve “socialë” thuhet se është në rritje.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008