E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika të reja për jetimët dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore

Autori i Lajmit: red.
Në ditët e sotme nuk mungojnë rastet e fëmijëve të sjellë në jetimore për pamundësitë ekonomike të familjeve. Kjo situatë mund të zgjidhet, nëse ato shpenzime që shtetit do t i ndërmerrte për këta fëmijë në institucionet e tij, ua shpërndan vetë familjeve si mbështetje financiare për t i rritur vetë fëmijët.
Shtetet palë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës njohin përgjegjësinë e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të siguruar “drejtimin dhe udhëzimet e duhura për ushtrimin prej fëmijës të të drejtave, të sanksionuara në Kodin e Familjes. Kjo, sipas Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, nënkupton që shtetet nuk duhet t i heqin fëmijët nga mbrojtja e mjedisit familjar, përveçse kur kjo është në interesin më të mirë të tyre, dhe se duhet të kërkojnë mjedise familjare alternative kur kjo është e mundur, përfshirë të afërmit e fëmijës, familje kujdestare të paguara nga shteti dhe familje birësuese. Komiteti konsideron se përkujdesja e gjatë institucionale duhet të mënjanohet aty ku është e mundur. Si KDF ashtu edhe agjensia e OKB-së për fëmijët UNICEF, e konsiderojnë këtë si mjet të fundit, për shkak të pengesave që kjo paraqet në përgatitjen e fëmijës për një jetë të pavarur. Në përgjithësi, politikat e tanishme për fëmijët e privuar nga përkujdesja prindërore duket se reflektojnë strategjinë e parashikuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në vitin 2005 si edhe një largim nga përkujdesja e gjatë institucionale, siç rekomandohet (më lart) nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijës. Gjithsesi, këto politika janë ende në fazën fillestare të zbatimit. Në korrik të vitit 2007, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale njoftoi një politikë të përpunuar me mbështetjen e UNICEF-it, e cila u provua në Tiranë dhe në Shkodër. Sipas kësaj politike, fëmijët vendosen në jetimore vetëm si mundësi e fundit dhe, aty ku është e mundur, përkohësisht. Në vend të kësaj, qeveria do të inkurajojë birësimin, aty ku duhet, si dhe vendosjen e fëmijëve në familje kujdestare të paguara nga shteti. Aty ku është e mundur, qeveria do të ndihmojë prindërit apo të afërmit që t i mbajnë fëmijët në familje duke u dhënë atyre ndihmë ekonomike, ose mbështetje tjetër. Ndërkohë, decentralizimi i sigurimit të shërbimeve sociale është në rrugë e sipër dhe përgjegjësia mbi jetimoret po transferohet tek autoritetet vendore. Rekomandimet e bëra në vitin 2005 nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijës përqendrohen tek nevoja për të marrë masa për të siguruar, që politikat e tanishme qeveritare të mbrojnë interesin më të mirë të fëmijës. Komiteti i beri thirrje Shqipërisë që:Të shtojë përpjekjet në fushën e de-institucionalizimit, duke siguruar edhe ekzistencën e strukturave paralele për të dhënë në vazhdimësi mbështetjen dhe shërbimet e duhura për ri-integrim për fëmijët që largohen nga kujdesi institucional; Të përcaktojë procedura që sigurojnë që fëmijët, të cilët aktualisht jetojnë në institucione që po mbyllen, të informohen plotësisht, të mund të marrin pjesë në vendimin për vendin ku do të shkojnë në të ardhmen dhe që këta fëmijë të gëzojnë të drejtat e tyre për mbrojtje sociale.”
Përkujdesja rezidenciale jo shtetërore – strategji alternative
Fshati “Sos” dhe disa projekte të tjera model
Janë rreth 200 fëmijë në përkujdesje rezidenciale të administruar nga OJF dhe fondacione të licensuara nga shteti, i cili përgjigjet për monitorimin e standarteve të tyre të përkujdesjes. Gjatë vizitës në Shqipëri pak kohë më parë, të dërguarit e Amnesty International patën mundësinë të mësonin mbi përkujdesjen e ofruar nga disa prej këtyre institucioneve në Tiranë dhe Elbasan. Më i madhi dhe më i hershmi i këtyre institucioneve është Fshati SOS, i cili ndodhet në të dalë të Tiranës dhe është themeluar në fillim të viteve 90. Këtu fëmijët janë grupuar në “familje” me deri në shtatë fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët jetojnë në një shtëpi si një familje nën kujdesin e “nënës” që jeton me ta. Ata ndjekin shkollën nëntë-vjeçare të Fshatit SOS, e cila ofron shkollim edhe për pjesën tjetër të komunitetit vendor. Kur arrijnë moshën për të ndjekur shkollën e mesme, përparimi i tyre vazhdon të mbështetet dhe mbikqyret, si dhe bëhen marrëveshje në mënyrë që ata të përfitojnë eksperiencë punë me bizneset vendore. Më pas, ata mbështeten për të gjetur punë dhe strehim në sektorin privat. Mbështetja vazhdon, por vjen duke u zvogëluar gradualisht, derisa i riu bëhet plotësisht i pavarur. Projekte të tjera deri diku të ngjashme ka edhe në Elbasan, si p.sh. "Tjetër Vizion", apo " Shtёpia e Shpresёs ". Të gjitha këto theksojnë rëndësinë e mbajtjes dhe inkurajimit të lidhjeve, aty ku është e mundur, të fëmijëve me të afërmit e tyre. Ende është e vështirë të vlerësosh suksesin e metodave të përdorura nga këto institucione, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të fëmijëve që janë “diplomuar” në to. Gjithsesi, ndryshe nga jetimoret shtetërore, ato kanë si qëllim të sigurojnë mbrojtje dhe përkujdesje për fëmijët deri në moshën madhore. Ato gjithashtu marrin masa aktive për t i përgatitur të rinjtë për një jetë të pavarur dhe lehtësojnë integrimin e tyre shoqëror. Megjithatë, Amnesty International është e shqetësuar se këto projekte, të cilat në fakt kalojnë disa prej përgjegjësive shtetërore mbi shpatullat e OJF-ve, kanë rreziqet e tyre. OJF-të shpesh bëjnë një punë të shkëlqyer dhe japin modele dhe standarde të vlefshme. Gjithsesi, nisma të këtij lloji janë subjekt i mbështetjes së ndihmës ndërkombëtare, vazhdimësia e së cilës nuk është e sigurt. Mbetet detyrë e shtetit shqiptar të sigurojë të drejtat e këtyre fëmijëve, pavarësisht se kush e siguron shërbimin. Kjo përfshin detyrime për dhënien e fondeve, si dhe detyrimin për të mbikqyrur dhe rregulluar shërbimet, për të siguruar që ato të përputhen me të drejtat e fëmijës.
Amnesty International është e shqetësuar se këto projekte, të cilat në fakt kalojnë disa prej përgjegjësive shtetërore mbi shpatullat e OJF-ve, kanë rreziqet e tyre. OJF-të shpesh bëjnë një punë të shkëlqyer dhe japin modele dhe standarde të vlefshme. Gjithsesi, nisma të këtij lloji janë subjekt i mbështetjes së ndihmës ndërkombëtare, vazhdimësia e së cilës nuk është e sigurt
Organizata për të Drejtat e Njeriut- AI vazhdon t i quajë jetimore
Ku emërtim është ndryshuar, sepse pretendohet se në këto qendra më së shumti janë fëmijë me probleme sociale, sesa pa prindër, ndërkohë që sipas AI, ka një koncept tjetër për jetimin, ku jetimi biologjik është ai të cilit i ka vdekur prindi, pra që nuk e ka atë dhe jetim social është çdo jetim tjetër që i ka prindërit, por që e kanë braktisur atë ose nuk janë në gjendje të kujdesen për të (këtu përfshihen edhe ata fëmijë, që kanë lindur jashtë martese). Ndërsa sipas institucioneve tona, jetimët biologjikë, pra ata të vërtetët, janë pak sepse këtu futen vetëm ata që vijnë nga befotrofet (shtëpitë e bebeve të braktisura) ose që u kanë vdekur prindërit.
Jetimët me gjyshër ose mama, rreth 20-40 mijë
Jetimët e rritur nga nënat apo gjyshërit, shpesh janë materialisht më të privuar sesa fëmijët e jetimoreve, dhe përbëjnë një prej kategorive të fëmijëve më të privuar ekonomikisht dhe më të pambrojtur në Shqipëri. Llogaritje të ndryshme të përafërta japin shifra nga 16.000 në 42.000.
Një efekt i ndarjes së fëmijëve sipas moshës është se mund të ndahen edhe nga vëllezërit ose motrat, një praktikë që në ditët e sotme cilësohet si e padëshirueshme
E DREJTA E NJERIUT PËR STREHIM TË PËRSHTATSHËM
“ … e drejta për të jetuar diku në siguri, paqe dhe me dinjitet …”
E drejta për strehim të përshtatshëm sipas të drejtës ndërkombëtare
Megjithëse e drejta ndërkombëtare njeh faktin se të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore nuk mund të realizohen plotësisht menjëherë, shteteve palë u kërkohet të përdorin maksimumin e burimeve në dispozicion, si të atyre të brendshme, ashtu edhe të atyre që janë të disponueshme nëpërmjet ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, për të vepruar sa më shpejt dhe sa më efektivisht për përmbushjen e plotë të këtyre të drejtave, përfshirë të drejtën për strehim, pavarësisht shtimit të burimeve të disponueshme.45
Karta Sociale Evropiane e Rishikuar thekson se e drejta për strehim është një përbërës kyç i së drejtës për t u mbrojtur nga varfëria dhe përjashtimi social (neni 30), por edhe një e drejtë e pavarur. Neni 31 thotë: “Për të siguruar ushtrimin efektiv të së drejtës për strehim, Palët angazhohen të marrin masa që synojnë: të rrisin mundësitë për strehim të standarteve të përshtatshme, të parandalojnë dhe zvogëlojnë mungesën e strehimit duke synuar eliminimin e tij gradual; të bëjnë çmimin e strehimit të përballueshëm nga ata që nuk kanë të ardhura të përshtatshme”. Aktualisht Shqipëria nuk e konsideron veten të detyruar nga nenet 30 apo 31. Në vitin 1993, me ndihmën e një kredie të Bankës Botërore, qeveria nisi një program për përfundimin e apartamenteve shtetërore, duke krijuar kështu 8.600 njësi të tilla.49 Këto u shitën me kushtë të favorshme, kryesisht me këste afatgjata, disa kategorive të familjeve të pastreha, të përzgjedhura më pak në bazë të shkallës së varfërisë, sesa të faktorëve politikë: ish-të burgosur politikë, persona që kishin humbur shtëpitë si rezultat i procesit të kthimit të pronave, dhe më pas, persona që kishin humbur shtëpitë si rezultat i investimeve në firmat “piramidale” në vitin 1997. Një studim i vitit 2000, i bazuar në analiza e shembuj familjesh që përfituan nga këto apartamente të subvencionuara nga shteti, arriti në përfundimin se 90 përqind e këtyre familjeve kishin të ardhura mbi mesataren në Tiranë (ku të ardhurat janë më të larta se mesatarja kombëtare).50 Me fjalë të tjera, në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të shtetit, strehimi social nuk iu ofrua personave më në nevojë, ku bëjnë pjesë edhe jetimët në moshë madhore, për të cilët blerja e një apartamenti, edhe me kredi të subvencionuara është në përgjithësi një perspektivë e largët. Për më tepër, si rezultat i privatizimit të pronave shtetërore në vitin 1993, nuk kishte më apartamente në pronësi të shtetit që të mund të merreshin me qira, gje e cila do të ishte ndoshta zgjedhja më realiste për shumë nga grupet e pambrojtura në Shqipëri. Një pasojë e këtyre politikave eshte krijimi i një klime në të cilën pasja e një shtëpie në pronësinë tënde private është një normë për të cilën aspirojnë edhe familjet më të varfëra. Në vitin 2002 një studim i sektorit të strehimit në Shqipëri, i kryer nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën me kërkesë të qeverisë shqiptare, tregoi se numri i familjeve të pastreha në listën e pritjes së qeverisë po rritej në mënyrë të vazhdueshme. Në atë kohë, sipas studimit, qeveria kishte detyrime karshi 46.000 familjeve të pastreha të regjistruara nga 1992 në 1998. Këto familje ishin klasifikuar në gjashtë kategori të mëdha, asnjëra prej të cilave nuk lidhej me të ardhurat apo kriteret sociale. Studimi vuri në dukje:
“Strehimi social duket se nuk është prioritar në axhendën e qeverisë. Duke patur parasysh se ka një numër të madh njerëzish në varfëri të vazhdueshme, do të ishte me vend që qeveria të merrte përgjegjësinë për të siguruar banesa, strehim social me qira dhe shtëpi me çmime të përballueshme për ta.” Rekomandimet e studimit përfshinin edhe një rekomandim për të siguruar strehim social apo shtetëror për personat më në nevojë.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›