Besiana përjashtohet nga garat
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 17:40
KF Besiana e kishte paralajmëruar tërheqjen nga garat më herët, por klubin llapjan e ka përjashtuar edhe zyrtarisht nga Liga e Parë e Kosovës të mërkurën Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo pasi që verdh e kaltrit nuk i kanë zhvilluar dy ndeshjet e para të sezonit pranveror.
Kështu, sipas Komisionit të Garave të FFK-së, Besiana e humb përfundimisht statusin e anëtarit të Ligës së Parë, ndërsa të gjitha rezultatet e këtij klubi, të arritura në sezonin vjeshtor, do të fshihen e ndeshjet e parapara për sezonin pranveror nuk do të zhvillohen dhe nuk do të regjistrohen.